Delvinë- Një shpërthim në një nga puset e naftës ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në periferi të Delvinës. Shpërthimi sipas burimeve, ka ardhur si pasojë e një bllokimi të saracineskës që vijoi me një përhapje të shpejtë të gazit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa ndërhyrja e punonjësve ishte e shpejtë gjë që ndaloi në mënyrë të menjëhershme rrjedhjen e gazit.
Nga shpërthimi nuk pati dëme materiale dhe nuk raportohet rrezik për banorët.
Nga ana e drejtorit operacional të DGC- COMPANY sqarohet se: “Rreth orës 22:00 pusi del.4 u bllokua, me shpejtësi u bë ndërhyrja sipas rregullave. Gazi po shkarkohej në ajër me djegije, në këtë moment nga trungu i pusit doli nji tap kondesati i cili fiku flakën, shkarkimi vazhdoj me përzierje fluidi gaz- kondesat gjë që nuk lejoj djegjen. Era ndihmoj që gazi të lëvizte në perëndim. Pusi u mbyll menjëher dhe nuk përbën rrezik për popullatën”