Luis Enrique dhe Ousmane Dembele

Sport

Dembele për ‘Topin e Artë’? Luis Enrique: Ekipi vlen më shumë se çdo çmim individual

20 Qershor, 15:32
  • Share

Para sfidës së humbur 1-0 kundër Botafogos në Kupën e Botës për Klube, trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique, ka qëndruar besnik ndaj filozofisë së tij duke lënë mënjanë çdo entuziazëm rreth çmimeve individuale, përfshirë edhe ‘Topin e Artë’.

I pyetur në konferencën për shtyp për mundësinë që Ousmane Dembélé të fitojë këtë trofe, trajneri spanjoll ishte i prerë në përgjigjen e tij.

“Nuk jam i interesuar për ‘Topin e Artë’. Çmimet individuale nuk më interesojnë. Më vjen keq, megjithëse i preferuari im, pa dyshim, është Ousmane Dembélé”, tha spanjolli.

Luis Enrique e lavdëroi sulmuesin anësor për kontributin e tij vendimtar në suksesin e PSG-së në Champions League dhe gjatë gjithë sezonit, por theksoi se nuk është i vetmi që ka spikatur.

“Vitinha, Hakimi, Fabian Ruiz, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes… të gjithë meritojnë vlerësim. Në fund të fundit, as nuk di kush voton për ‘Topin e Artë’. Dhe sinqerisht, nuk më intereson. Për mua vlen ekipi”, tha Enrique.


Lajmi kryesor:

​​​​​​​VIDEO/ Botafogo surprizon kampionët e Evropës, mposht 0-1 PSG-në në Botërorin e Klubeve! Sherr mes tifozëve në tribuna


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?