Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, Muzeu Historik Kombëtar dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të mbyllen përkohësisht. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Muzeut Historik Kombëtar, teksa më herë është bërë i ftuar mbyllja edhe e Bibliotekës Kombëtare.
"Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës "Për mbylljen e përkohshme të aktivitetit për publikun të Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit Kombëtar Të Operas, Baletit Dhe Ansamblit Popullor dhe të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë", për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.
Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin", shkruhet në njoftimin zyrtar.
Lajmi kryesor:
U dëmtuan nga protesta/ Mbyllen përkohësisht Biblioteka, Muzeu Historik Kombëtar dhe TKOB
B.K.//ReportTv.al