Politikë

Dëmet nga zjarri, Kryeministri Rama: Qytetarët do të dëshpërblehen për banesat dhe bagëtitë (VIDEO)

4 Tetor, 09:50| Përditesimi: 4 Tetor, 10:15

  • Share

 

Të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht. Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për modernizimin dhe transformimin e mbrojtjes civile.

Dëmshpërblimi i qytetarëve do të bëhet përmes një akti normativ të qeverisë që do të dalë së shpejti.

“Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti, do dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo besoj është shumë e rëndësishme”, theksoi Kryeministri Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Në tokat e djegura s'ka leje ndërtimi për 30 vite, i rimbjellim përmes dronëve! Dëmshpërblim për dëmet nga zjarri, sigurimi i banesave e bizneseve me ligj nga fatkeqësitë natyrore


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?