Tiranë - Mbrojtja civile dhe shërbimi zjarrfikës do të hyjnë në një fazë të gjerë reformimi për të arritur standardet e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.
Në prezantimin e paketave ligjore dhe nismave në kuadër të këtij reformimi, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur në një aktivitet nga Farka, se të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëti nga zjarret e verës 2025, do të dëmshpërblen që të gjithë përmes një akti normativ që do të dalë së shpejti nga Qeveria.
"Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti, do dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo besoj është shumë e rëndësishme", tha Edi Rama.
Rama theksoi gjithashtu se sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore, të tilla si zjarret apo tërmetet, do të bëhet i detyrueshëm me ligj. Sipas Kryeministrit, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka një ligj të tillë.
“Të gjithë duhet të marrin masa të përfshihen në skemën e re sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, gjë që do ta sanksionojmë edhe në ligj. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk e ka një ligj të tillë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet, njësitë e biznesit që duhet të sigurohen”, u shpreh kryeministri.
Sa i përket zjarreve, Kryeministri bëri një deklaratë të qartë kur tha se për tokat që digjen, nuk do të jepet leje ndërtimi për 30 vite. Por ato toka të djegura, do të mbillen e kultivohen sërish.
"Kemi bërë ndërhyrje ligjore të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi 30 vjet. Pra, nëse një territor i cili është si të thuash hap oreks për të ndërtuar digjet, për 30 vjet aty nuk do jepet leja e ndërtimit. Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet".
Për kultivimet e tokave të djegura, Edi Rama premtoi se do të përdoret teknologjia e re përmes dronëve që do të blihen së shpejti nga shteti shqiptar. Në fokus është edhe blerja e avionëve zjarrfikës.
“Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret. Dhe këtu nuk harroj edhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Po ashtu, kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendra të integruara për reagim të shpejtë me mjete tokësore”.
Kryeministri përgëzoi maksimalisht zjarrfikësit dhe tha se për ta do të ketë një vlerësim dinjitoz, duke përfshirë edhe rritjen e pagave për ta.
“Zjarrfikësit do të kalojnë në një nivel tërësisht tjetër vëmendjeje, trajtimi dhe mbështetjeje. Do të thotë që ndër të tjera, zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA, që sot janë dëshmitare të një rritjeje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të pagave me synimin që në Shqipsërinë 2030, ne të kemi një forcë të armatosur të Shqipërisë në mesataren e pagave të NATO-s. Synim ambicioz për të realizueshëm, sot kemi FA më të mirëpaguara të rajonit. Në këtë formulë do të fusim edhe zjarrfikësit, që do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, shumë e rëndësishme dhe të domosdoshme”.
Kurse për zjarrvënësit, Edi Rama paralajmëroi ashpërsim të masave në Kodin Penal.
“Ana tjetër e medaljes janë zjarrvënësit, të cilët do të kemi shtrëngim të ri në Kodin Penal. Është përgatitur dhe do të kalojë për konsultim publik bashkë me masat e tjera që lidhen me aktivitetet e paligjshme në dëm të territorit e pronës publike dhe ndërtimet e paligjshme”.
Të pranishëm në aktivitetin për prezantimin e nismave në lidhje me mbrojtjen civile, ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu si dhe ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
Në prezantimin për reformimin e mbrojtjes civile, duke marrë shkas nga zjarret e mëdha verën që sapo lamë pas, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Ministria e Brendshme po përgatit një hartë për të pasur të gjithë informacionin e përditësuar për shpërndarjen e forcave në terren.
Sipas Ramës, kjo do të ndihmojë për të mos pasur moskoordinim në terren me të gjitha grupeve që veprojnë për fikjen e zjarreve.
“Ministria e Brendshme duhet të përgatitet që të ketë një hartë të qartë të përditësuar të gjithë shpërndarjes së forcave dhe situatave që janë në territor dhe Emergjencat Civile nga ana tjetër duhet të jenë në gjendje që t’ju ofrojnë atyre këtë informacion që të gjithë ta dinë që nëse helikopteri nuk po të vjen në atë moment nuk do të thotë që nuk është diku tjetër për të bërë këtë punë dhe koha për të ardhur helikopteri duhet të jetë e ditur paraprakisht që mos bllokohen linjat e komunikimit nga konfuzioni i thirrjeve të të gjithëve”.
Rama theksoi se ndërgjegjësimi për zjarret do të shtrihet edhe në shkolla.
“Gjithë pjesa e shërbimit pyjor dhe pjesa e përfshirjes së shkollave në lidhje me ndërgjegjësimin për çfarë na duhet të bëjmë ne sot në mënyrë që çdo ditë duke bërë ato punët e vogla nëpër territoret e pyjeve të jemi më të përgatitur për momentin ku vjen zjarri. Dhe do angazhojmë edhe shkollat në këtë proces në bashkëpunim të ngushtë me strukturat tona në territor, të FA dhe Policisë së Shtetit, edhe të zjarrfikësve që do kenë edhe një komponent të edukimit, të vizitave nëpër shkolla, demonstrimeve të cilat janë edhe argëtuese për fëmijët, por janë edhe informuese”.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të hapet fizikisht edhe Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë. Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu se po punojnë për të krijuar flotën e dronëve, të cilët jo vetëm do të monitorojnë zjarret, por gjithashtu do të bëjnë “mbjellje” për të ripërtërisë dëmet nga zjarret.
“Do të fuqizojmë flotën tonë. Së shpejti do të hapet edhe fizikisht, se është çelur si proces Akadëemia e Forcave Ajrore, dhe do të fillojë në Vlorë edhe përgatitja e pilotëve të rinj. Do të rriten kapacitetet e flotës. Por, përtej kësaj, duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve. Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret. Dhe këtu nuk harroj edhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Po ashtu, kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendra të integruara për reagim të shpejtë me mjete tokësore.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet. Kreu i qeverisë tha se askush nuk do të mund të argumentojë se në një zonë të caktuar ku ka rënë zjarr nuk ka pemë dhe për këtë arsye mund të ndërtojë. Rama tha se do të mundësojnë ripërtëritjen e territoreve të djegura me ndihmën e dronëve "mbjellës" që do të blejnë.
Kryeministri vlerësoi edhe rolin e policisë pasi arriti të identifikonte dhe arrestonte zjarrvënësit, të cilët i cilësoi si "psikopatë dhe kriminelë".
"Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre. Besoj shumë që fakti që ky sezon solli kaq shumë përmirësim, edhe këtu kemi hapësirë për të rritur forcën goditëse të Policisë së Shtetit, kapacitetet për parandalim, duke bërë që sot një punë operative që sot në territor për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm. Se këta që vënë zjarre si duket kanë karakteristika të veçanta si personalitete. Kemi bërë ndërhyrje ligjore të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi 30 vjet. Pra, nëse një territor i cili është si të thuash hap oreks për të ndërtuar digjet, për 30 vjet aty nuk do jepet leja e ndërtimit. Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet. Dhe për këtë jemi duke punuar me ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë edhe dronët mbjellës që janë forcë e re e teknologjisë që ndihjmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura, gjë për të cilën është pëerfshirë edhe ministria e Mjedisit drejtpërdrejt.", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se masat e reja kundër zjarrvënësve janë gati dhe pritet të hidhen për konsultim publik. Ai njoftoi gjithashtu edhe rritje të pagave të zjarrfikësve me të njëjtën formulë si për Forcat e Armatosura. Kreu i qeverisë pranon se pagat e zjarrfikësve nuk i përgjigjen lartësisë së detyrës së tyre, ndaj do t'i nënshtrohen rritjes së vazhdueshme të pagave.
“Te zjarret klima ka ndikimin e vet të madh. Por ana tjetër e medaljes janë zjarrvënësit, të cilët do të kemi shtrëngim të ri në Kodin Penal. Është përgatitur dhe do të kalojë për konsultim publik bashkë me masat e tjera që lidhen me aktivitetet e paligjshme në dëm të territorit e pronës publike dhe ndërtimet e paligjshme. Së dyti, dua të nënvizoj që siç e kam thënë edhe më parë, por edhe e kam shpjeguar në përcaktimin e prioriteteve të ministrisë së Brendshme, zjarrfikësit do të kalojnë në një nivel tërësisht tjetër vëmendjeje, trajtimi dhe mbështetjeje. Do të thotë që ndër të tjera, zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA, që sot janë dëshmitare të një rritjeje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të pagave me synimin që në Shqipsërinë 2030, ne të kemi një forcë të armatosur të Shqipërisë në mesataren e pagave të NATO-s.
Synim ambicioz për të realizueshëm, sot kemi FA më të mirëpaguara të rajonit. Në këtë formulë do të fusim edhe zjarrfikësit, që do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, shumë e rëndësishme dhe të domosdoshme. Çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide. Është një plan i tërë për modernizimin e mëtejshëm dhe rritjen e kapaciteteve të gjithë trupës tonë të zjarrfikësve. Për këtë arsye, unë kam shumë besim që ky vit, deri në përballjen e ardhshme, do të jetë kyç për një performancë më të mirë në territor, ku jo vetëm shpirti i sakrificës, ndjenja e fuqishme e shërbimit që i kanë karakterizuar për hir të së vërtetës të gjithë djemtë, edhe ndonjë vajzë, në këtë përballje, por edhe aftësitë teknike, mbështetja me teknologji, mjete që të jenë në një nivel që rritet vit pas viti.”, tha Rama.
Zjarret që lamë pas shkaktuan dëme të mëdha në banesa dhe në bujqësi e blegtori.
Për këtë arsye, do të sanksionohet me ligj sigurimi i banesave por dhe bizneseve për mbrojtjen nga fatkeqësisht natyrore.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për transformimin e mbrojtjes civile.
“Të gjithë duhet të marrin masa të përfshihen në skemën e re sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, gjë që do ta sanksionojmë edhe në ligj. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk e ka një ligj të tillë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet, njësitë e biznesit që duhet të sigurohen”, u shpreh kryeministri.
Të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht. Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për modernizimin dhe transformimin e mbrojtjes civile.
Dëmshpërblimi i qytetarëve do të bëhet përmes një akti normativ të qeverisë që do të dalë së shpejti.
“Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti, do dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo besoj është shumë e rëndësishme”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
Ministri i Pushtetit Vendore, Ervin Demo, në aktivitetin për reformimin e mbrojtjes civile, tha se do të nisë menjëherë puna për rritjen e kapaciteteve në bashkitë e vendit dhe modernizimin e administratës vendore.
Duke folur për zjarret në vend, që këtë verë ishin ndër më të mëdhatë në historinë e Shqipërisë, puna duhet të fokusohet edhe te parandalimi.
“Bashkitë janë të parat që përballen me rreziqet. Muajt e fundit na ballafaquan me situata ku lehtësisht evidentohet që sfidat që përballemi gjatë verës dhe është normale që ajo çfarë konstatojmë në terren, është nevojë për rritjen e kapaciteteve dhe ngritje e bashkëpunimit i të gjitha niveleve.
Modernizimi i administratës vendore është jetik për të garantuar një siguri publike më të gjerë. Ne kemi disa nisma, zjarrfikësit janë një ndër to. Bashkitë janë prezent me policinë bashkiake sa i përket sigurisë publike, por kemi edhe inspektoratet vendore, kemi prefekturat. Fokusi jonë do jetë i qartë, rritja e kapaciteteve në bashki. Akademia e pushtetit vendor është i fokusuar për rritjen e këtyre kapacitete. Është e rëndësishme që kur ne flasim për mënyrën se si bashkitë mund të ecin në vazhdim, mbështetja financiare është shumë e rëndësishme, por dhe të bazohet mbi performancën. Parandalimi është puna ku ne duhet të fokusohemi më tepër. Duke filluar nga 2026 rritja e kapaciteteve vendore do të jetë e ndjeshme”.
Ministri i Pushtetit Vendore, Ervin Demo, në aktivitetin për reformimin e mbrojtjes civile, tha se do të nisë menjëherë puna për rritjen e kapaciteteve në bashkitë e vendit dhe modernizimin e administratës vendore.
Duke folur për zjarret në vend, që këtë verë ishin ndër më të mëdhatë në historinë e Shqipërisë, puna duhet të fokusohet edhe te parandalimi.
“Bashkitë janë të parat që përballen me rreziqet. Muajt e fundit na ballafaquan me situata ku lehtësisht evidentohet që sfidat që përballemi gjatë verës dhe është normale që ajo çfarë konstatojmë në terren, është nevojë për rritjen e kapaciteteve dhe ngritje e bashkëpunimit i të gjitha niveleve.
Modernizimi i administratës vendore është jetik për të garantuar një siguri publike më të gjerë. Ne kemi disa nisma, zjarrfikësit janë një ndër to. Bashkitë janë prezent me policinë bashkiake sa i përket sigurisë publike, por kemi edhe inspektoratet vendore, kemi prefekturat. Fokusi jonë do jetë i qartë, rritja e kapaciteteve në bashki. Akademia e pushtetit vendor është i fokusuar për rritjen e këtyre kapacitete. Është e rëndësishme që kur ne flasim për mënyrën se si bashkitë mund të ecin në vazhdim, mbështetja financiare është shumë e rëndësishme, por dhe të bazohet mbi performancën. Parandalimi është puna ku ne duhet të fokusohemi më tepër. Duke filluar nga 2026 rritja e kapaciteteve vendore do të jetë e ndjeshme”.
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se strukturat si Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile etj do të funksionojnë në një komandë të vetme në raste emergjencash.
"Janë një sërë institucionesh të përfshira në këto procese, duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, e cila është nën përgjegjësinë e MPB, ndërkohë është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e organizuar nën Ministrinë e Mbrojtjes, kemi bashkitë, prefekturat, kemi Forcat e Armatosura, kemi koordinatorët në terren. Secili prej tyre ka një rol absolutisht të pazëvendësueshëm në rastet e zjarreve masive. Pa përmendur pastaj koordinimin ndërinstitucional dhe koordinimin ndërkombëtar me Qendrën Europiane të Koordinimit të Emergjencave. Është e nevojshme dhe e domosdoshme që të gjithë këto struktura të vendosen në një komandë të vetme, kur vjen puna te emergjencat dhe zjarret masive siç tregoi kjo verë që kaluam. Ashtu si në rastin e dispeçerit të Policisë së Shtetit apo në shembullin e Urgjencës Mjekësore, kjo komandë e vetme të jetë në gjendje që: Së pari, të koordinojë si një trup i vetëm të gjithë aksionet dhe perfeksionojë bashkëpunimin ndërinstitucional apo ndërkombëtar. Së dyti, të maksimizojë efikasitetin e përdorimit të fondeve. Së treti, të rrisë në mënyrë efektive mbulimin në të gjithë territorin", tha ajo.
Ajo njoftoi edhe krijimin e Qendrës kombëtare të Trajnimit të Zjarrfikësve, si dhe do të nisin së shpejti fushata ndërgjegjësimi nëpër shkolla, për të vijuar më pas edhe në struktura të tjera.
“Për të gjithë këto arsye, në programin tonë qeverisës, për këtë mandat, kemi vënë një fokus të veçantë sa i përket rimodelimit të shërbimin tonë zjarrfikës sipas modeleve më të mira ndërkombëtare. Sigurisht duke nisur nga rishikimi i kuadrit ligjor në fuqi. Dhe, patjetër, produkt i punës sonë të përbashkët do të jetë dhe Komanda e Qendërzuar, e cila do të punojë e funksionojë me protokollet më të mira europiane, duke iu bashkëngjitur dhe protokolleve që përdorin sot Emergjencat Civile, Policia e Shtetit, Urgjenca Mjekësore, Forcat e Armatosura. Sigurisht që modernizimi i sistemeve dhe protokolleve më të suksesshme janë vetëm njëra anë e medaljes. Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm janë njerëzit, që punojnë në këtë shërbim. Prandaj do t’i vendosim zjarrfikësit në qendër të ndryshimit dhe vizionit për të ardhmen e këtij shërbimi që i ka të gjithë mundësitë të jetë një shërbim model.
Do të standardizojmë, së pari procedurat e pranimit në këtë shërbim, duke nisur me procedurat e rekrutimit. Do të replikojmë platformat e suksesshme “Mësues për Shqipërinë”, apo “Mjekë e infermierë për Shqipërinë”, duke vendosur edhe punonjësit që punojnë në këtë shërbim në një sitë apo selektim me kritere të qarta, kur vjen puna, me analizë të qartë të formimit periodik, të vlerësimeve bazë të rekrutimit e patjetër, të aftësive të tyre fizike, psikologjike dhe profesionale. Për të siguruar një trajnim të vazhdueshëm në punë, do të krijohet Qendra Kombëtare e Trajnimit të Zjarrfikësve.
Sipas një plani kombëtar mbi bazë kurrikulash të përcaktuara dhe referuar standardeve europiane, të gjithë zjarrfikësit do të marrin trajnim të vazhdueshëm periodik mbi teknikat dhe metodat më të avancuara të luftës kundër zjarreve. I gjithë procesi duhet të shoqërohet dhe me vendosjen në zbatim të skemave motivuese, për përfitimet e shtuara financiare si dhe mundësi të qarta të ngritjes në karrierë brenda këtij sistemi. E fundit, por jo për nga rëndësia, janë edhe fushatat e vazhdueshme të ndërgjegjësimit dhe të edukimit, të cilat do të nisin që nga shkollat dhe do të vazhdojnë të shtrihen në gjithë komunitetet dhe në çdo strukturë vendore, patjetër për të ndërgjegjësuar për sigurinë nga zjarri dhe për mbrojtjen.", shtoi Koçiu.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se strategjia e re e mbrojtjes civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore. Kapitali njerëzor, tha ministri, është i rëndësishëm si edhe përfshirja e teknologjisë në shërbime.
“Në kuadër të programit Shqipëria 2030, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Programi parashikon 3 shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor dhe mënyra se si fuqizojmë zinxhirin reagues që nga elementi i bashkisë dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave. Inovacioni që duhet të kthehet në detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave nga pikëpamja e kamerave termike. Një tjetër mësim ishte menaxhimi i emergjencave në Llogara dhe ishte teknologjia që na dha mundësinë të përballonim situata të vështirë. Ky sistem duhet të rijetëzohet. Të gjitha nuk mund të ndodhin edhe pa vënie në eficencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive, qoftë fondet e kushtëzuara apo të pakushtëzuara.”, u shpreh ai.
Komente
