Politikë

Rama: Aty ku bie zjarr, s'do jepet asnjë leje ndërtimi për 30 vjet! Vlerëson policinë: Arrestoi 'psikopatët e kriminelët' që vunë zjarre

4 Tetor, 10:07| Përditesimi: 4 Tetor, 10:57

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vjet. Kreu i qeverisë tha se askush nuk do të mund të argumentojë se në një zonë të caktuar ku ka rënë zjarr nuk ka pemë dhe për këtë arsye mund të ndërtojë. Rama tha se do të mundësojnë ripërtëritjen e territoreve të djegura me ndihmën e dronëve "mbjellës" që do të blejnë. 

Kryeministri vlerësoi edhe rolin e policisë pasi arriti të identifikonte dhe arrestonte zjarrvënësit, të cilët i cilësoi si "psikopatë dhe kriminelë".

"Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të identifikojë dhe arrestojë psikopatë dhe kriminelë që vënë zjarre. Besoj shumë që fakti që ky sezon solli kaq shumë përmirësim, edhe këtu kemi hapësirë për të rritur forcën goditëse të Policisë së Shtetit, kapacitetet për parandalim, duke bërë që sot një punë operative që sot në territor për të identifikuar personat potencialisht të rrezikshëm. Se këta që vënë zjarre si duket kanë karakteristika të veçanta si personalitete. Kemi  bërë ndërhyrje ligjore të rëndësishme që aty ku vihet zjarr do të ndalohet çdo lloj leje ndërtimi 30 vjet. Pra, nëse një territor i cili është si të thuash hap oreks për të ndërtuar digjet, për 30 vjet aty nuk do jepet leja e ndërtimit. Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet. Dhe për këtë jemi duke punuar me ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë edhe dronët mbjellës që janë forcë e re e teknologjisë që ndihjmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura, gjë për të cilën është pëerfshirë edhe ministria e Mjedisit drejtpërdrejt.", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Në tokat e djegura s'ka leje ndërtimi për 30 vite, i rimbjellim përmes dronëve! Dëmshpërblim për dëmet nga zjarri, sigurimi i banesave e bizneseve me ligj nga fatkeqësitë natyrore


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?