Politikë

Rama: Së shpejti hapet Akademia e Forcave Ajrore! Krijojmë flotën e dronëve për të ‘kapur’ zjarret dhe ‘mbjellë’ pemë

4 Tetor, 10:07| Përditesimi: 4 Tetor, 11:25

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të hapet fizikisht edhe Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë. Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu se po punojnë për të krijuar flotën e dronëve, të cilët jo vetëm do të monitorojnë zjarret, por gjithashtu do të bëjnë “mbjellje” për të ripërtërisë dëmet nga zjarret.

“Do të fuqizojmë flotën tonë. Së shpejti do të hapet edhe fizikisht, se është çelur si proces Akadëemia e Forcave Ajrore, dhe do të fillojë në Vlorë edhe përgatitja e pilotëve të rinj. Do të rriten kapacitetet e flotës. Por, përtej kësaj, duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve. Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret. Dhe këtu nuk harroj edhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Po ashtu, kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendra të integruara për reagim të shpejtë me mjete tokësore.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Në tokat e djegura s'ka leje ndërtimi për 30 vite, i rimbjellim përmes dronëve! Dëmshpërblim për dëmet nga zjarri, sigurimi i banesave e bizneseve me ligj nga fatkeqësitë natyrore


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?