Politikë

Demokratët kërkojnë largimin e Bashës, protesta gjatë gjithë ditës para selisë blu! Ish kreu i FRPD: Të hapet debati politik brenda partisë! Kadilli: Problemi i tij nëse shqiptarët zgjedhin një thes me miell para tij (VIDEO)

30 Prill 2021, 11:24| Përditesimi: 30 Prill 2021, 21:32

  • Share

Në ditën e tretë të përballjeve në Partinë Demokratike, demokratët vijojnë të kërkojnë largimin e Lulzim Basha nga drejtimi i partisë, duke ia faturuar atij përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar edhe njëherë sot dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës duke rikonfirmuar zyrtarisht edhe kandidaturën e tij.  Në një deklaratë për mediat, Kadilli tha se Basha ka shteruar dhe nuk jep më opsion për të ardhmen.

"Është problemi i Bashës nëse shqiptarët zgjedhin një thes mielli para tij", tha Kadilli duke shtuar se kryedemokratin e ka mbështetur me vetëmohim, por që tashmë ai duhet të tërhiqet, pasi nuk i çoi demokratët drejt fitores.

Kadilli hodhi akuza se, edhe pse anëtar i Kryesisë së PD, nuk u lejua që konferencën e tij ta mbante në ambientet e selisë, duke thënë se "barrikada" para portës së PD është e tepërt.

Ndërkohë, ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, i cili tashmë prej ditësh po proteston para selisë blu, tha se ato do të mbledhin disa firma për të kërkuar shkarkimin e Bashës. Elezi tha se ato duhet të hapin një proces zgjedhor brenda PD-së në mënyrë që të zgjidhjet kreu i ri.

‘Jemi detyruar që për shkak të festave do të ndërpresim. Nëse PD merr rrugën e LDK-së dhe përfundon me 10% është dëm të shqiptarëve. Fakti që Lulzim Basha duhet të tërhiqet të hapet procesi zgjedhor dhe në garë të fitojë ai që e meriton. Do të mbledhim firma për të treguar revoltën tonë. Do të bëjmë takime në rrethe për të mbledhur firma për të treguar se duhet shkarkuar Basha’, tha Elezi.

Edhe gjatë pasdites, ish kreu i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka paraqitur një platformë me disa pika që sipas tij do i japin fund krizës politike brenda partisë. Ai bën thirrje që demokratët por edhe Lulzim Basha të ulen në tryezën dhe të nisin diskutimin politik për reformimin e partisë dhe hapjen e saj. Hoxha tha se demokratët duhet të diskutojmë platformat qeverisëse dhe të pranohet mendimi ndryshe pasi ata nuk janë armiq, por kërkojnë ta çojmë partinë të bashkuar në fitore.

Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, që pasohet nga disa humbje të tjera të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Për këtë arsye, një pjesë e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës që e bëjnë përgjegjës kryesor për humbjen. Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës. I pari që e kërkoi dorëheqjen e Bashës  ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani duke u pasuar nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë. 

Ora 21:18
Pasi protestoi kundër tij, themeluesi i PD sulmon Bashës në Facebook: S’ka ndërgjegje, kemi nevojë për një lider

Një prej themeluesve të PD-së, Zenel Hoxha ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të partisë, Lulzim Basha, duke thënë se të gjithë që e ndjejnë veten demokratë të reagojnë tani. Këto deklarata Zenel MHoxha i bëri si gjatë protestës pasditë para sëlisë blu, ndërsa i përsërit edhe me një status në facebook.

Hoxha thotë se Basha nuk ka ndërgjegje reflektimi dhe po mundohet që t’i shndërrojë gabimet e mëdha të vetes në fat të pandryshueshëm të Partisë Demokratike.

Postimi i plotë i Zenel Hoxhës:

Të gjithë demokratët e vërtetë duhet të reagojnë tani.

Shqipëria e sotme e ka ves deformimin e demokracisë. Por ky është ves që mbetet në fuqi jo prej anëtarësisë së partive, por prej udhëheqësve që humbasin ndërgjegjen e reflektimit.

Kryetari aktual i Partisë Demokratike i ka tejkaluar provat e shembjes së plotë të ndërgjegjes së vet, e cila s’paska asgjë prej demokrati.

Zoti Basha po kërkon t’i shndërrojë gabimet madhore të vetvetes në fat të pandryshueshëm të Partisë Demokratike. Por, demokratët janë mësuar të rrëzojnë regjime dhe i refuzojnë uzurpimet. Koha ka mbaruar dhe orën e gjatë nuk e ka më në dorë kryetari punë-pa-kryer zoti Basha.

Partia Demokratike ka nevojë për lidership të ri. Është nevojë imediate. Nuk mund të jetë kurrësesi opozita e vendit në pritmëri që i japin funksionin e një paterice përballë kundërshtarit të shquar për vjedhje dhe shëmtime të shtetit dhe demokracisë.

Socialistët dhe kreun e tyre i ka demaskuar ndërgjegjia anti-institucion në këto dy mandate, por nuk i ka shembur dhe nuk i përzuri dot nga pushteti ndërgjegja e pafuqishme e Lulzim Bashës, kryetarit pa suksese.

Opozita nuk ka nevojë për rithemelim, por për largim të një njeriu dhe ardhjen e një fryme të mirëfilltë shpresëdhënëse për demokratët dhe për të gjithë shqiptarët. Kjo duhet bërë tani dhe jo kur të caktojë datën humbësi qe ka humbur masën dhe sensin e gjithçkaje.

Ora 17:35
Demokratët kërkojnë largimin e Bashës, Lisander Hoxha: Të hapet debati politik brenda partisë! PD të kthehet sërish në forcë morale dhe fituese

Demokratët e zhgënjyer që kërkojnë reformimin e Partisë Demokratike dhe largimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha janë paraqitur pasditen e sotme para selisë blu duke paraqitur një platformë me disa pika që sipas tyre do të ndihmojnë në reformimin e partisë dhe zgjidhjen e krizës brenda saj.

Lisander Hoxha, ish zv.Kryetar i FRPD, tha se ai nuk po proteston aty pasi është në shtëpinë e tij, por fton demokratët që të ulen në një tryeze bashkëpunimi dhe debati politik në mënyrë që partia të rikthehet sërish në një forcë morale dhe fituese dhe kjo bëhet vetëm përmes një lidershipi të ri dhe hapja e diskutimit politik brenda partisë duke ftuar edhe demokratët e tjerë dhe qytetarët. Hoxha tha se shmangia e fajeve dhe gabimeve nuk zgjidh asnjë, por se ka ardhur momenti që të gjithë të ulen në një tryezë dhe të hapet procesi i debateve brenda partisë.

“Shmangia nuk na zgjidh gjë, ka ardhur momenti të pajtohemi nga këto gabime dhe faje. Nisja e procesit të debatit politik, ky nuk është monopol i drejtuesve por duhet të përfshihen edhe qytetarët. Ftoj demokratët të flasin dhe të nis sa më parë procesi i debateve dhe diskutimet politike që i bëjnë mirë partisë. Paraqitja e platformave, ku do i sjellim këto platforma. Si i pa konsumuar në politikë i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe demokratëve të bëjnë një tavolinë të përbashkët dhe të diskutojmë platformat qeverisëse. Ata që mendojnë ndryshe nuk janë armiq. Të flasim si të çojmë partinë të bashkuar në fitore. Falja është e rëndësishme, të kthehemi në një forcë morale dhe fituese për vendin dhe kundërshtari politik ka ndyrë duart me votat e shqiptarëve. Ne nuk mund të hyjmë në një garë dhe proces të mbyllur. Kush demokrat që mendon se mund të sjellë fitore të vijë të na bashkohet. Nëse do kemi një lidership të ri, fitorja do të jetë edhe më afër se 2025. Unë nuk po protestoj , kjo është shtëpia ime dhe jo monopol i disave. Zgjedhjet politike në Shqipëria do të denoncojnë hajdutët e votave”, tha Hoxha.

Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, që pasohet nga disa humbje të tjera të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Për këtë arsye, një pjesë e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës që e bëjnë përgjegjës kryesor për humbjen. Prej tre ditësh para selisë bluz po zhvillohen protesta nga demokratë të zhgënjyer të cilët kërkojnë largimin e  Bashës dhe hapjen e partisë dhe debatit politik brenda saj

Me herët Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, I bsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.

 

Ora 11:46
Fatbardh Kadilli: Barrikada para portës së PD e tepërt! Bashën e kam mbështetur me vetëmohim, por nuk qe i zoti të na drejtojë në fitore (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar edhe njëherë sot dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës duke rikonfirmuar edhe kandidaturën e tij.  Në një deklaratë për mediat, Kadilli akuzoi se, edhe pse anëtar i Kryesisë së PD, nuk u lejua që konferencën e tij ta mbante në ambientet e selisë, duke thënë se "barrikada" para portës së PD është e tepërt. Për Bashën ai tha se e ka mbështetur me vetmohim, por "nuk qe i zoti të na drejtonte në fitore".

"Zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme. Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Provat e kapura dhe të dokumentura që do publikohen së afërmi, vetëm sa provojnë fenomenin. Beteja ligjore nuk duhet të shërbejë për radikalizim politik, çdo tensionim është i qëllimshëm, nuk i shërben inetersit të demokratëve dhe as shqiptarëve. Barrikada para portës nga ku Basha u betua se nuk dorëzohet, është i tepërt. Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të PD të trishtuar nga humbja, jam këtu për të rikonfirmuar vendimin tim për të kandiduar për kryetar të PD, për t'i kërkuar Bashës dorëheqjen. Ka shteruar dhe nuk jep më opsion për të ardhmen, E kam mbështetur me vetëmohim për të na drejtuar në fitore. Nuk ja doli, nuk diti, nuk qe i zoti. Këtë deklaratë në këtë udhëtim që kam nisur dëshiroja ta bëja në ambientet e PD, kam kërkuar hapësira, por si njeri që ka hapësirën e vetëm në partinë e lirisë. Shpresoj që këto të jenë keqkuptime dhe të zgjidhen shpejt dhe tu flasë anëtarëve nga selia. Nuk dua të hy në partinë time vjedhurazi, por si një njeri që ka hapësirën e tij të lirisë. Është problemi i Bashës nëse shqiptarët nuk zgjedhin atë para thesit të miellit", tha ai.

 

Ora 11:38
Jashtë selisë blu kërkojnë largimin e tij, Basha mbledh drejtuesit politik

1591096256_basha.jpg

Ndërkohë që prej ditësh ka një revoltë kundër kreut të PD-së për shkak të humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, mësohet se Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit politik.

Ora 11:25
Humbja në zgjedhje, pas kërkesave për largimin e Bashës, demokratët gati platformën për zgjidhjen e krizës në PD

Pas kërkesës për dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës, një grup demokratësh kanë tashmë gati një platformë për zgjidhjen e krizës në PD, që sipas tyre është krijuar në vite.

Ditën e sotme, në orën 17:00, disa demokratë, me në krye Lisander Hoxhën, ish zv.Kryetar i FRPD, do të paraqesë në selinë e PD një platformë që, sipas tyre, do të nxjerrë këtë parti nga kriza, që solli edhe humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.

Kësaj lëvizje do t'i bashkohen edhe anëtarë e mbështesë të PD si dhe Zenel Hoxha, ish anëtar i Komisionit Nismëtar të PD.

Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, që pasohet nga disa humbje të tjera të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Për këtë arsye, një pjesë e tyre kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës që e bëjnë përgjegjës kryesor për humbjen. Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës. I pari që e kërkoi dorëheqjen e Bashës  ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, më pas ish presidenti Bujar Nishani dhe Arben Ristani duke u pasuar nga një numër shumë i madh demokratësh të tjerë. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/05/2021 03:35

    Dyshoj se Sala n.q.s heq Bashen,ka per t'a zevendesuar me Nishanin.Keta qe kane dale ketu po prifen kot,por me duket se Nishani po shpupurit puplat dhe po behet gati.

    Përgjigju
  • BENI: 01/05/2021 00:49

    RRINI ORE URTE,,TI KADILLI DHE AI IBSENI,,,APO DONI TE PERFUNDONI NE NDONJE KANAL ME KAFKE TE CARE SI SOKOL OLLDASHI,,,,RRINI URTE OSE LARGOHUNI NGA AJO PARTI ,,,SEPSE AJO ESHTE TRUSTI I GESHTENJAVE TE TROPOJES SIC KA THENE SHENASI RAMA,,,,ATY VENDOS SALIU ME BANDEN E TIJ TROPOJANE,,,TE TJERET SI BASHA,PALOKA,ETJ, JANE THJESHTE MASKA .....

    Përgjigju
  • Shkodran: 30/04/2021 17:55

    Po duket qarte se nga milionat euro qe kane vjedhur basha me familjen berisha nuk e leshojne karrigen kane gjetur disa barbona aty qe ta rruajne Ka bere deputet e deputete te afermit e hajdarave ne qytete shkurt e sakte vrk PD

    Përgjigju
  • Ergys: 30/04/2021 17:44

    Basha perfaqeson ne PD vazhdimin e linjes se agjentures serbe te Berishes.Organizohuni ju demokratet e ndershem shqiptare(nqs ekzistojne akoma)dhe eliminoni ate fare te keqe te UDB ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Shkodran: 30/04/2021 17:14

    Ai Stressi behet per skrap Qendro urte kokerr K se rruan askush per ty millosh edhe paguaj ato borxhe pleher

    Përgjigju
  • Flori: 30/04/2021 16:54

    Merrini me dru saliun dhe bashen te dy dhe hidhini ne lane....ata jane byth...ira......

    Përgjigju
  • GazmendK: 30/04/2021 11:43

    2 ose 3 persona nuk mund ta heqin Bashën. kundërshtarët duhet të vendosin çadra në kopshtin e PD. atehere do ta kuptoj eshte serioze!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?