Dëmtimi i impiantit të ujërave të zeza në Durrës, Drejtori flet për Report TV: Brenda ditës së nesërme fillon puna në impiant

16 Qershor 2023, 14:40| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 15:40

  • Share

 

Olsi Graceni, drejtori i Impiantit të përpunimit të Ujërave të Ndotura në një intervistë për Report TV ka folur lidhur me dëmtimin e impantit nga mbetjet e lëndëve hidrokarbure dhe mos përpunimin e ujërave të zeza të cilat për pasojë janë derdhur në zonën industriale të Porto Romanos.

Ai tha se brenda ditës së nesërme impianti mund të vihet në punë. Ndërsa shtoi se personat që mund të kenë kryer shkeljen e derdhjes së mbetjeve hidrokarbure në impiant, janë të vetëdijshëm për krimin e bërë.

“Aktualisht mbetjet me përberje hidrokarburesh, nëse nuk kemi një përgjigje të saktë për demolimin e tyre, nuk mund të veprojme për zhvendosjen e tyre. Pra përveç problemeve në rivënien në punë, mostrajtimi i ujerave sjell problematika të tjera. Brenda ditës së nesërme pritet të futet impianti në punë.  Kohëzgjatja e pastrimit brenda 24 oreve pritet të zgjidhet. Mund të behet pastrim dhe paraprak me depozitim te perkohshëm brenda impiantit nëse vonojnë analizat.  Personat që kane bere këtë ndotje mendojme që janë koshient për veprimin që kanë bërë duke dëmtuar bregdetin, jeten, faunen.  Me prefekturën dhe bashkinë jemi në terren së bashku për ta ndjekur problematikën më tej”- u shpreh Graceni.


Lajmi kryesor:

Durrës/ Dëmtohet impianti i ujërave të ndotura, prokuroria s’gjen përgjegjësin për derdhjen e mbetjeve hidrokarbure! Ujërat e zeza përfundojnë në Porto Romano


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?