Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Shënvlash të Durrës prej 2 ditësh është jashtë funksionit, por përgjegjësit që e dëmtuan, ende nuk janë vënë përballë drejtësisë, pasi prokuroria e qytetit bregdetar as nuk i ka identifikuar.
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës konstatoi të mërkurën në mëngjes, se impianti i trajtimit të ujerave të ndotura të qytetit, ishte bllokuar nga mbetje hidrokarburesh. Se cilët janë personat, apo kompania e hidrokarbureve që ka derdhur në kanalizimet e zonës së plazhit, ndoshta gjatë natës këtë sasi të madhe mbetjesh, i takon vetëm organeve hetuese ta hetojnë, që deri më tani nga sa Report Tv mëson, janë duke analizuar kamerat e sigurisë.
Nga ndotja e lartë, pastrimi i impiantit kërkon kohë dhe nuk mund të aktivizohet pa përgjigjen e analizave në laborator.
Në një intervistë për Report TV, drejtori i Impiantit të ujërave të ndotura në Durrës, Olsi Graceni tha se impianti mund të vihet në punë brenda ditës së nesërme. Ndërsa theksoi se personat që kanë derdhur mbetjet hidrokarbure kanë qenë të vetëdijshëm për dëmtimin dhe ndotjen që do të shkaktonin.
Olsi Graceni, drejtori i Impiantit të përpunimit të Ujërave të Ndotura në një intervistë për Report TV ka folur lidhur me dëmtimin e impantit nga mbetjet e lëndëve hidrokarbure dhe mos përpunimin e ujërave të zeza të cilat për pasojë janë derdhur në zonën industriale të Porto Romanos.
Ai tha se brenda ditës së nesërme impianti mund të vihet në punë. Ndërsa shtoi se personat që mund të kenë kryer shkeljen e derdhjes së mbetjeve hidrokarbure në impiant, janë të vetëdijshëm për krimin e bërë.
“Aktualisht mbetjet me përberje hidrokarburesh, nëse nuk kemi një përgjigje të saktë për demolimin e tyre, nuk mund të veprojme për zhvendosjen e tyre. Pra përveç problemeve në rivënien në punë, mostrajtimi i ujerave sjell problematika të tjera. Brenda ditës së nesërme pritet të futet impianti në punë. Kohëzgjatja e pastrimit brenda 24 oreve pritet të zgjidhet. Mund të behet pastrim dhe paraprak me depozitim te perkohshëm brenda impiantit nëse vonojnë analizat. Personat që kane bere këtë ndotje mendojme që janë koshient për veprimin që kanë bërë duke dëmtuar bregdetin, jeten, faunen. Me prefekturën dhe bashkinë jemi në terren së bashku për ta ndjekur problematikën më tej”- u shpreh Graceni.
Se nuk do normal ose ka marre leke? Porti gjithe kamera. Po sa kompani operojne aty...3000. Po 1 eshte e di dhe bufi..mhere ai vend..plot pashallare e qehsllare
Përgjigjufakti qe prokuroria nuk e ka gjetur, dihet kush eshte, nje prej atyre qe nuk duhet ti dale emri. vaj me det, zv. ministrja e brendshme u fut ne burg per nje arke peshk.
Përgjigju