Deputetja e PD, Elda Hoti

Dëmtimi i 'Urës së Zogut', reagon PD e Berishës: Digat e lumit Mat u hapën pa paralajmërim dhe shkatërruan një pjesë të historisë

15 Dhjetor 2022, 16:02| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 16:06

  • Share

Partia Demokratike e Sali Berishës ka bërë thirrje për ministrinë e Kulturës që të ndërhyjë për riparimin e Urës së Zogut pas dëmtimit që iu bë me hapjen e digave të lumit Mat. Në një delaratë për mediat deputetja Elda Hoti tha se hapja e digave pa asnjë lloj paralajmërimi dëmtoi Urën e Zogut që ishte përfshirë në listën e aseteve më të rrezikuara në Europë.

“Ndjej trishtim për shkatërrimin e “Urës së Zogut”, por aspak çudi se për këtë qeveri një oligark vlen më shumë se një monument kulture.  Ashtu si hapja e digave të hidrocentraleve në Drin mori përpara pronat e shkodranëve, hapja pa paralajmërim e digave në lumin Mat mori përpara urën e Zogut. Jo vetëm atë, por edhe përmbyti tokat, e shtëpitë, i varfëroi edhe më tej banorët e zonës. Lumi Mat mori sot me vete një pjesë të historisë, por na bëri me dije edhe një herë paragjykimin dhe harrimin që Edi Rama ka për veriun dhe trevat e tij. Tregoi karakterin hakmarrës të atij që ata që nuk e votojnë i shpall armiq të klasës dhe të pushtetit”- u shpreh deputetja në deklaratën e saj.


Lajmi kryesor:

Reshjet intensive të shiut, dëmtohet sërish Ura e Zogut në Milot, monumenti i kulturës në rrezik të shembet! Përmbytet Rruga e Arbrit


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?