Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë një dite më parë dhe pothuajse gjatë gjithë natës kanë sjellë probleme në disa qytete të vendit, kryesisht në fshatrat e Shkodrës, Lezhës si dhe të Fushë-Krujës, duke shkaktuar edhe problematika.
Në Lezhë reshjet e rëna gjatë natës kanë shtuar prurjet në lumin Mat. Për pasojë është dëmtuar njëra këmbë e urës së Zogut dhe është fundosur 2 metër. Ura e Zogut, e cila është monument kulture, i është dëmtuar e gjithë struktura, përfshi edhe harqet dhe rrezikon të shembet plotësisht.
Sakaq reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit, konkretisht nga ura që lidh dy lagjet e Bulqizës e në drejtim të qafës Buallit. Deri tani nuk është marrë asnjë masë për të hapur kanalin anësor që të largohet prezenca e ujit nga trupi i rrugës.
Probleme janë konstatuar edhe në fshatin Murqinë në Krujë, ku janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore, ndërsa 10 familje janë izoluar. Në Shkodër problematikë vijon që të mbetet fshati Obot, ku dhjetëra hektarë janë nën ujë. As banorët nuk e fshehin dëshpërimin, ku thanë se kjo situatë është një krim ndaj një popullate që jeton me mund dhe me djersë.
Historiku i Urës së Zogut
Partia Demokratike e Sali Berishës ka bërë thirrje për ministrinë e Kulturës që të ndërhyjë për riparimin e Urës së Zogut pas dëmtimit që iu bë me hapjen e digave të lumit Mat. Në një delaratë për mediat deputetja Elda Hoti tha se hapja e digave pa asnjë lloj paralajmërimi dëmtoi Urën e Zogut që ishte përfshirë në listën e aseteve më të rrezikuara në Europë.
“Ndjej trishtim për shkatërrimin e “Urës së Zogut”, por aspak çudi se për këtë qeveri një oligark vlen më shumë se një monument kulture. Ashtu si hapja e digave të hidrocentraleve në Drin mori përpara pronat e shkodranëve, hapja pa paralajmërim e digave në lumin Mat mori përpara urën e Zogut. Jo vetëm atë, por edhe përmbyti tokat, e shtëpitë, i varfëroi edhe më tej banorët e zonës. Lumi Mat mori sot me vete një pjesë të historisë, por na bëri me dije edhe një herë paragjykimin dhe harrimin që Edi Rama ka për veriun dhe trevat e tij. Tregoi karakterin hakmarrës të atij që ata që nuk e votojnë i shpall armiq të klasës dhe të pushtetit”- u shpreh deputetja në deklaratën e saj.
Autoritetet kanë bllokuar lëvizjen e këmbësorëve, duke vendosur shiritin si dhe gurë. Kjo vjen pasi reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar që monumenti i kulturës të rrezikojë shembjen e plotë.
Fshati Obotit mund të quhet fare mirë fshati i mallkuar nga përmbytjet. Banorët atje nuk e fshehin dot dëshpërimin. Të mbjellat e tyre janë nën ujë dhe kjo situatë përsëritet vit pas viti, ndërsa ato tashmë ndihen të pashpresë.
‘Këtu jemi në zemër të katundit. Pak më parë i raportova administratorit që në 60 shtëpi ka qenë prezent uji në oborr. Gjendja ekonomike po varfërohet qeveritarët vijnë sa me na parë te asfalti. Nuk e kanë mendjen tek populli, por tek xhepi. Jam takuar me kryetarin e qeverisë. Ministrit të Mbrojtjes i kërkova që të na japin dëmshpërblimet e vitit 2018 dhe 2021. Kam 15-20 mijë rrënjë frutnija që më bëjnë 10 mln parë. Kam frutnijat nën ujë. Unë s’jam kryetar fshati as nga Sali Berisha, as nga Edi Rama, as nga LSI që është bërë lesh e li, por nga populli. Kjo përmbytje vjen nga hidrocentralet. Kanë mbyllur portat dhe liqeni ska mbajt më. Jemi të bllokuar si fshat.’- tha një tjetër.
Dëmshpërblimet janë histori e harruar që në vitin 2011 ndonëse uji ka vërshuar edhe 7 herë të tjera aty. Ato thonë se kjo situatë është një krim ndaj një popullate që jeton me mund dhe djersë.
‘Ky është krim ndaj popullatës. Nëse ka zemër shqiptari të vij këtu te ne. Kam 10 dynym grurë.’- u shpreh një banor.
Gjate ditës së sotme në territorin e bashkisë Shkodër janë 1900 ha nën ujë ndërkohë që nga kjo sipërfaqe 1100 janë vetëm nga njësia administrative Ana e Malit.
Reshjet e rëna gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka vënë në dispozicion të bashkisë së Shkodrës mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mjete ujore. Një mjet i kalueshmërisë së lartë dhe efektivë të FA janë angazhuar në ndihmë të banorëve në njësinë Ana e Malit, fshati Obot. Si pasojë e reshjeve të shumta orët e fundit aksi kryesor i kësaj rruge është bllokuar, duke e bërë të pakalueshme nga mjetet e vogla.
Ndërkohë vijon tërheqja e ujit në disa sipërfaqe toke në Bërdicë, Guri i Zi e Velipojë.
Punonjës të ARRSH janë duke punuar për pastrimin e dherave në akset Theth-Breglumi, Darragjat-Shirq, njësia administrative Dajç si dhe në rrugën e Lumit të Vlorës në vendin e quajtur " Qafa e Pëllumbit".
Tërheqje të ujit ka edhe nga sipërfaqet në qarkun e Lezhës, në njësinë Balldren, ish-këneta e Torovicës, në zonën e Laçit, ish kënetën e Gjonëmit.
Sipas raportimeve hidrovorët punojnë normalisht, nën kuotat kritike.
Kuotat e lumenjve Drin, Gjadër dhe Mat janë normale.
Në fshatin Kishavec, bashkia Dibër janë evakuuar disa bagëti, për shkak të depërtimi të ujit nga përroi i fshatit, ndërsa po punohet për riparimin e dëmtimeve në urën e Çikut.
Në fshatrat Toplane-Serme, njësia administrative Temal dhe në zonën e Vermoshit, punonjësit e OSHEE ndodhen në terren për rikthimin e furnizimit me energji elektrike në këto zona.
Në të gjitha qarqet e tjera të vendit situata paraqitet normale.
Agjencia e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes është e gatshme t’u përgjigjet në çdo kohë kërkesave të pushtetit vendor, duke vënë në dispozicion të komuniteteve të gjitha kapacitetet e nevojshme.
Pa kaluar 48 orë nga tërheqja e lumit Ishëm përmbytje të tokave bujqësore paraqiten për herë të 3 brenda një muaji në fshatin Murqinë të Krujës.
Dhjetra hektare tokë bujqësore janë përmbytur nga kanali kryesor i cili në vend që të mbledhë ujrat e ti dërgojë për në lumë bën të kundërtën, pasi fut ujin që mbledh dhe ujin e lumit nëpër ara duke bërë kështu që rruga e lagjes fundore e këtij fshati të bëhet e kalueshme vetëm me mjete të larta. Për pasojë 10 familje janë izoluar.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dëme të shumta në Lezhë, ku janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë. Nga përmbytjen edhe një kalë është gjendur në rrezik. Siç shihet edhe nga një video e siguruar nga Report Tv, kali ka mbetur në mes të ujit dhe banorët po përpiqen që të shpëtojnë me një varkë.
Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile në qarkun e Lezhës, ka disa zona që janë të përmbytura kryesisht në Zadrimë, Balldren, Tresh-Spiten si dhe në fushën e Gjonmenit. Në total sipërfaqe tokë nën ujë është 620 hektar.
‘Ne qarkun lezhe kane rene rreth 65 mm reshje ,kuota lumit Drin 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike, ka siperfaqe te permbytura ne zonen Zadrime rreth 120 ha .Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m ka rreth 350 ha te permbytura. .Hidrovori Tale punon ne kuoten -1.1 m ka rreth 50 ha te permbytura ne keneten Tresh-Spiten.
Hidrovori Droje - 0.20 m, Hidrovori Shllinza - 0,70 m. . Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 100 ha toka të përmbytura Paraqiten probleme ne Alk, Nj/A/F.Kuqe, si pasoje e rritjes se prurjeve ne Lumin Mat. Strukturat MC së bashkisë Kurbin po ndjekin situaten ne terren.
Nga ana drejtorit të HC Ulëz e Shkopet njoftohehi që në ora 08:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s. Nga ana e Kryetares së bashkisë Kurbin raportohet shqetësim hapja e portave te shkarkimit kemi problem në prezencë ujë në bizneset e që janë në Lagunën ë Patokut.
Ka kuota te larta lumi Mat, pas njoftim per leshim uji nga hidrocentralet. Si Qark me raportimet aktuale kemi rreth 620 ha toke të përbytur Situar ne bashkine Mirdite paraqitet e qete, raportohet vetem mungese energjie elektrike ne disa zona.’-njoftojnë emergjencat Civile.
Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit, konkretisht nga ura që lidh dy lagjet e Bulqizës e në drejtim të qafës Buallit, deri tani nuk është marrë asnjë masë për të hapur kanalin anësor që të largohet prezenca e ujit nga trupi i rrugës.
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë edhe përmbytje në disa zona në Shkodër. Sipas të dhënave deri tani tokë të përmbytur ka 1920 hektarë.
‘Njësia Ana Malit ka të përmbytura një sipërfaqe prej 1100 Ha
Ne rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë se lartë ushtarake (1 mjet me 4 forca ne dispozicion)
Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.
Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, sipërfaqe tokë rreth 300 Ha.
Bërdicë 200Ha, Guri Zi 170 Ha, Velipoje 150 Ha.
Rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave
Strukturat e EC Bashkia Shkodër janë ne terren për monitorimin e situatës.’- njoftojnë strukturat e emergjencave civile.
ne permbytjet e shkodres i vetem shpetim eshte qe te ju ndertohet shtepi ne vend tjeter,aty eshte vendi qe rri uji ne rast tejmbushje te hidrocentraleve,thjeshte mund te perdoret veres per produkte bujqsore por jo te ndertosh shtepi ne vende qe rri uji ne kohe shirash,vetem te shikoni me dron krejt rrjedhjen e bunes,do shikoni sa eshte ngushtuar nga ndertimet dhe mbeturinat qe jane hedhur,thjesht shqiperia nuk behet kurre po nuk u ndertuan me mend ne koke dhe jo si te vjedhesh me shume
PërgjigjuJa keni fut kot ajo kafsha që ngeli në mes të ujit në Lezhë nuk ishte kalë por GOMAR dhe emrin e kishte salhe,megjithatë ai shpëtoj dhe po e kuron veterineri në Haur për hematomat e shkaktuara nga goditjet e prurjeve të të marrit lumë.
PërgjigjuShiun e ka hedhur vetem dhe vetem Rama.Ai armik don ta mbys Shkodren,simbolin e qendreses antikomuniste shqiptare e simbolin e demokracis.Ai nuk i don ato se ato duan liri e demokraci.Ket te vertet te madhe ju a them un sot un tropojani Sali Berisha. Un luftoj per liri e demokraci,pamvaresisht se jam shpallur "non grada"e jam akuzuar nga DASH E qeveria Angleze me akuza te renda shume qe ishin lobimi i Rames e i Sorosit,me te vetmen qellim per ta shkaterruar demokracin e partn time demokratike.Un Sali Berisha jam i paster si uji i gjirizit e ju premtojse te gjithe pmikitantet e mij do pijne uj nga ky uj i gjirizit e nuk ka ma te paster se ky uj ne bote.Jam Sali Berisha un o budallej,ato qe them jane plotesisht te verteta,anipse rrej e mashtroj cdo ore,dite apo muaj.Se paku shyqyr qe me besojne tropojanet e Flamur Noga e Nardi i zgjuar.
Përgjigjumonument kulture quhet kur shteti e njeh si te tille edhe de fakto (pra e miremban ) jo vetem me tituj ......ajo ka kohe qe nuk eshte e tille ....ky eshte nje turp per cdo qeveri .....te mos kesh respekt per aktet qe vete qeveria nxjerr ...skandaloze
PërgjigjuFatkeqesisht,po na lind nje mret i ri me emrin Salih9gezim),Qe ia tejkalon atij te vjeterit Ah emet.Shqiptaret kurre mmos paqin mbret si keta,ate te vjetvrin shitesin e troj eve,vr asesin e hsitorise shqiptare, hajnin e t hesarit komkbetar,Ky ne "ardhje" sic thot populli ,mos lind,por pasi ka lindur,mos u rrite,por pasi u rrite dhe u plak, mos u shtofte, e pasi, per fatkeqesin shqiptare , u shtua,mos.....?!!!
Përgjigju