Fshati Obotit mund të quhet fare mirë fshati i mallkuar nga përmbytjet. Banorët atje nuk e fshehin dot dëshpërimin. Të mbjellat e tyre janë nën ujë dhe kjo situatë përsëritet vit pas viti, ndërsa ato tashmë ndihen të pashpresë.
‘Këtu jemi në zemër të katundit. Pak më parë i raportova administratorit që në 60 shtëpi ka qenë prezent uji në oborr. Gjendja ekonomike po varfërohet qeveritarët vijnë sa me na parë te asfalti. Nuk e kanë mendjen tek populli, por tek xhepi. Jam takuar me kryetarin e qeverisë. Ministrit të Mbrojtjes i kërkova që të na japin dëmshpërblimet e vitit 2018 dhe 2021. Kam 15-20 mijë rrënjë frutnija që më bëjnë 10 mln parë. Kam frutnijat nën ujë. Unë s’jam kryetar fshati as nga Sali Berisha, as nga Edi Rama, as nga LSI që është bërë lesh e li, por nga populli. Kjo përmbytje vjen nga hidrocentralet. Kanë mbyllur portat dhe liqeni ska mbajt më. Jemi të bllokuar si fshat.’- tha një tjetër.
Dëmshpërblimet janë histori e harruar që në vitin 2011 ndonëse uji ka vërshuar edhe 7 herë të tjera aty. Ato thonë se kjo situatë është një krim ndaj një popullate që jeton me mund dhe djersë.
‘Ky është krim ndaj popullatës. Nëse ka zemër shqiptari të vij këtu te ne. Kam 10 dynym grurë.’- u shpreh një banor.
Gjate ditës së sotme në territorin e bashkisë Shkodër janë 1900 ha nën ujë ndërkohë që nga kjo sipërfaqe 1100 janë vetëm nga njësia administrative Ana e Malit.
Lajmi kryesor:
Reshjet intensive të shiut, dëmtohet sërish Ura e Zogut në Milot, monumenti i kulturës në rrezik të shembet! Përmbytet Rruga e Arbrit
M.Q./ReportTv.al