Dëmtohen dërrasat, ura e Zvërnecit rrezik për turistët: Duhet rregulluar (VIDEO)

26 Janar 2023, 20:38| Përditesimi: 26 Janar 2023, 20:45

  • Share

VLORË- Ura e Manastirit të Zvërnecit në Vlorë rrezikohet të shembet...36 milion lekë janë investuar për rikonstruksionin 6 vjet më parë ndërsa tashmë është dëmtuar në pjesën më të madhe të saj.

Një grup turistët italiane të mbërritur për turizëm dentar në vendin tonë shprehen se ura ka dëmtime dhe përbën rrezikshmëri.                         

“Është shumë bukur. E këshilloj edhe tek miqtë e mi dhe të afërmit, por ajo që më vjen vërtete keq është ura. Pasi shoh që ka dëmtime dhe përben rrezik. Ka disa vende të rrezikshme. Të çon në një vend si manastiri, kult i rëndësishëm fetar. Dhe natyrisht duhet rregulluar”.

“Kam ardhur në vendin tuaj për turizëm detar. Pasi në Itali nuk i përballojmë dot çmimet. Po e shfrytëzoj kohen për të vizituar disa vende. Këtu është shumë bukur, por ajo që shoh është dëmtimi i urës. Në disa vende ka rrezikshmëri dhe duhet rregulluar patjetër pasi është një vend që të ofron shumë”.

“Vlorën ua rekomandoj të gjithëve për pushime. Kemi parë edhe manastirin që është shumë i vjetër dhe është një mrekulli, por ajo çfarë konstatova lidhet me urën e cila ka probleme dhe njerëzit që vijnë këtu duhet të bëjnë kujdes kur ecin”, tregojnë turistët.

Ura është e gjatë 286 metra dhe të drejton në Manastirin e Zvërnecit një nga zonat më shumë të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/01/2023 00:39

    O.M.G.,36 milion leke vetem rikonstruksioni,po ndertimi per here te pare sa ka kushtuar?! Si gjithemone ky eshte nje shembull tjeter idesh e projektesh te bera si kembet e dhise.Ne radhe te pare materiali- derrase.Po behen ura prej druri? Ndertuesit shqiptare,shekuj me pare i benin urat me gure qe dhe sot e kesaj dite i ke ne kembe,funksionale e te forta;ndertuesit e sotem i bejne me derrasa si urezat e vogla qe ndertojne japonezet per kopshtet e shtepive te tyre ku mbajne vija uji e ndonje pellg te vogel me peshq e zambake.Dhe sikur te mos mjaftonin kjo,nuk eshte marre parasysh sasia e konsiderueshme e lageshtires ne zone,nuk dihet nese eshte lyer me boje dhe nje lloj llaku special qe nuk lejon depertimin e lageshtires e kalbien e drurit per t'i shtuar jetegjatesine,per te mos harruar pa permendur ne fund,mungesen e parvazeve te sigurise(largqofte qe nje femije te shkeputet nga dora e prindit,apo ndonje i rritur te humbe ekujlibrin per 100 arsye)!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?