Qeveria po negocion për ndryshim të kontratës së skanimit në dogana. Ministrja Anila Denaj tha për Report Tv, se siç janë negociuar kontratat e mëparshme koncensionare, shembulli i Check-Up, do të procedohet edhe më këtë kontratë.
"Ne po bëjmë çdo tratativë për të negociuar me të gjithë palët, me të gjithë koncesionarët që në mënyrë të vazhdueshme e kemi parë negocimin si palë, për çështje çmimesh, frekuence dhe përdorimi. Nuk bën përjashtim as kjo kontratë, është pjesë e negocimit që mos të ekspozohemi në kontrata të mëtejshme. Është një situatë ku të gjithë duhet të reflektojmë se di duhet të mbështesim, por edhe aty ku nuk ka një qarkullim të njëjtë si më parë, të kenë mundësinë të jenë të hapur për të negociuar, asnjëherë nuk do thyenim rregullat juridike por është thirrje për koncensionarët ku kanë hapësira, të negociojnë, për ndihmë të biznesit jo të qeverisë", tha Denaj.
Nëse situata me pandeminë rëndohet, ministrja tha se do të ngrihen edhe tendera të tjerë që nuk janë të domosdoshme dhe mund të riskedulohen në rast se nuk janë kyç për situatën dhe jetën normale.
Por duhet të respektohen edhe marrëdhëniet kontraktore, pasi ka kosto për shtyrje apo bllokimin e tyre. Kështu, psh “check up” për 6 muaj nuk do të paguhet pasi është pezulluar, por kontrata do të shtyhet 6 muaj.
Lajmi kryesor:
Ministrja Denaj për Report Tv: Deri tani rreth 50 mijë të papunë! SKEMA si qeveria mendon ta frenojë këtë numër (VIDEO)
G.M./ReportTv.al