Ish-drejtuesit e pezulluar të Juventusit

Dënim i ri për Juventusin, klubi pranon fajësinë! 'Zonja' ia hedh me gjobë, Agnelli në gjyq

30 Maj 2023, 14:03| Përditesimi: 30 Maj 2023, 14:22

  • Share

Juventus u përball sot me gjyqin për fshehje të të ardhurave dhe pagesat e lojtarëve në të zezë. Pas heqjes së 10 pikëve për plusvalencat, "Zonja e Vjetër" ka gjetur akordin me Prokurorinë në Itali për një gjobë prej 718 mijë eurosh.

Gjykata Federale Kombëtare ka pranuar marrëveshjen e fajësisë së Juventusit për "manovrën e pagave". Dënim vetëm me gjobë për klubin, që heq dorë nga apelimet. Si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Juventus u gjobit me 718.000 euro.

Nga ana tjetër, ish-presidenti Andrea Agnelli do dalë në gjyq më 15 qershor. Asnjë marrëveshje për pranimin e fajësisë për ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, i cili do të dalë në gjyq në Gjykatën Federale Kombëtare, me një seancë të caktuar për 15 qershor.

Kësisoj, renditja e Serie A nuk ndryshon, me bardhezinjtë që janë në garë për të zënë një vend në zonën evropiane. Me këtë dënim vetëm me gjobë, duket se Juventusi ka mbyllur llogaritë me Gjykatën, duke u dënuar vetëm me -10 pikë, kjo për shkak të "plusvalencave" dhe ndryshimeve në librat e llogarisë së klubit.

Dënimi i ri për Juven u komentua nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina"Ka një moment verifikimi, vlerësimi dhe gjykimi, por ka edhe një moment për të vendosur dhe për të parë të ardhmen me qetësi më të madhe, të gjitha në respektim absolut të rregullave. Ky akt i fundit është i parashikuar nga normat tona, i dëshirueshëm dhe i përbashkët dhe është rezultati më i bukur i futbollit italian, të gjesh një moment qetësie”.

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?