Stadiumi i Juventusit

Zbardhet dokumenti i Apelit, mësohet arsyeja pse Juventusi u dënua me -10 pikë

30 Maj 2023, 13:13| Përditesimi: 30 Maj 2023, 14:12

  • Share

Gjykata Federale e Apelit në Itali dënoi me -10 pikë nga renditja e këtij sezoni Juventusin, kjo për shkak të bilanceve të rreme dhe faturave jo të sakta tatimore, me manovrat që nxorën në pah lëvizjet e dyshimta të drejtuesve të Zonjës.

Tanimë është mësuar edhe arsyeja e dënimit dhe -10 pikë. Sky Sport bën me dije se dënimi me kaq pikë vjen për "kontributin" e ish-drejtuesve. Secili sipas fajit ka kontribuar në heqjen e kaq pikëve për bardhezinjtë.

Në arsyet e -10 pikëve për çështjen e fitimeve kapitale, në vendim thuhet se "për të përcaktuar masën e dënimit që do të vendoset ndaj Juventusit, është e nevojshme t'i referohemi në një këndvështrim krahasues, kontributit shkakor të secilit prej ish-drejtuesve, bazuar në rolin e luajtur në çështjen në fjalë dhe sanksionet e vendosura ndaj katër drejtorëve operativë, përfshirë edhe ish-presidentin, Andrea Agnelli".

Prandaj, për Gjykatën Federale të Apelit, dënimi 30-mujor i Paratici-t peshon katër pikë dënimi, 24-mujori i Agnelli-t dhe Arrivabene-së respektivisht tre dhe dy pikë, ndërsa ndalimi 16-mujor i Cherubini-it vlen një pikë për një total prej minus dhjetë pikësh.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?