Dy eksponentë të LSI-së u dënuan sot me 1 vit burg, të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Ashtu si Dhurata Çupi, edhe deputeti i PD Kreshnik Çollaku tha se janë dënuar vetëm dy ushtar shumë të vegjël të vjedhjes së votave dhe se nuk janë kapur dhe as nuk janë hetuar peshqit e mëdhenj.
"Dënimi me burg i dy prej ushtareve te vegjël te një prej masakrave zgjedhore te blerjes se votave,sigurisht as nuk zgjidh e as nuk garanton rikthimin e normalitetit demokratik ne vend. Dënimi nuk është garanci e vullnetit politik te maxhorances e as organeve te drejtësisë për ta ndëshkuar këtë kancer social te vjedhjes se votave e vullnetit te qytetareve. Dënimi i dy prej aktoreve minor te kësaj historie te ndyre e primitive për Shqipërinë e 2021 është nga ana tjetër një shenje po aq minore se pas presionit publik te betejës opozitare dhe reagimit qytetar dhe atij ndërkombëtar kundër këtij fenomeni diçka po leviz. Sot edhe pse nuk kemi sigurinë nëse është e sinqerte apo propagandistike ,një lëvizje e tille duhet përshëndetur dhe inkurajuar,duke mos harruar se peshqit e mëdhenj dhe peshkaqenët e blerjes se votave,grabitjes se pushtetit te votuesve dhe legjitimitetit popullor ne qeverisje janë ende ne det te hapur e te pa prekur", shkruan Çollaku.
Lajmi kryesor: