Deputetja e PD ka reaguar për dënimin e dy të rinjve eksponentë të LSI-së me 1 vit burg, të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Deputetja Dhurata Çupi shprehet se jo vetëm e ka denoncuar blerjen e votave gjatë fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit.
"Se e ka vjedhur Rilindja pushtetin, jo vetëm e kam denoncuar gjate fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit. Ditën për diell, rilindasit të angazhuar me cdo formë për të mbajtur pushtetin, blenë vota, blenë vullnetin e lirë, ushtruan presion me heqjen e ndihmës ekonomike apo edhe duke ofruar vende pune të përkohëshme. Kjo që ka ndodhur në Dibër është vetëm maja e ajsbergut. Gjithcka ka qenë e orkestruar nga lart dhe me zbatim deri në cdo qelizë ku mund të merrej vota në cdo formë. Kjo është masakra zgjedhore për të cilën PD kërkon hetim dhe drejtësi të plotë. Për këtë arsye drejtêsia duhet të veprojë që nga organizatorët e kësaj masakre dhe për çdo person të përfshirë në këtë aferë të vjedhjes së vullnetit të shqiptarëve. Drejtësia është e paplotë me dënimin e 2 personave por duhet të shkojë tek i gjithë zinxhiri i vjedhjes së votave të shqiptarëve."-shprehet ajo.
Lajmi kryesor: