Mondi Kolila, kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit është i dënuari i parë në Shqipëri për fyerjen e vendit dhe simboleve kombëtare. Bëhet fjalë për një aktivitet të zhvilluar në 15 maj të 2018. Report Tv ka raportuar më herët se me flamuj dhe simbole të vorio-epirit, grupi i udhëhequr nga Mondi Kolila festoi në tokën shqiptare pushtimin e jugut organizuar nga aktivistë grekë të "Lëvizja për Ringjalljen e Vorio-Epirit", të lidhur me nazistët e "Agimit të Artë".
Në tubim kishte edhe shtetas grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina dhe Igumenica. Organizimi u bë në bashkëpunim me Bashkinë Dropull, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë, Arqile Deçka, nënkryetari dhe përgjegjësi i kulturës.
Simbolet verio-epirote u vendosën në muret e ndërtesës së Qendrës Kulturore të Dropullit, por nuk qëndruan aty më shumë se disa orë pas aktivitetit festiv të ekstremistëve grekë. Kjo pasi rreth orëve të para të mëngjesit të 16 majit 2018, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar (LSHB) me në krye kreun e grupit, Kastriot Berisha (Tahir Veliu), hoqën simbolet greke duke i zëvendësuar ato me simbolet shqiptare. Videoja e këtij aktiviteti u publikua në rrjete sociale nga Konstantinos Kacifa, ushtari ekstremist grek që u vra në Bularat në 28 tetor 2018.
Lajmi kryesor:
EKSKLUZIVE/ Fyerje ndaj Shqipërisë e simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg në mungesë kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit
B.K./ReportTv.al