EKSKLUZIVE/ Fyerje ndaj Shqipërisë e simboleve kombëtare, dënohet me 8.6 vite burg në mungesë kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit

18 Shkurt 2021, 12:21| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 17:06

  • Share

TIRANE - Për herë të parë një gjykatë shqiptare merr vendim kundër nxitjes së urrejtjes dhe dhunës e fyerjeve të simboleve kombëtare. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson ekskluzivisht, se Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg Mondi Kolillën, kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit.

Gjithçka lidhet më një aktivitet të 12 majit 2018 në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, në rrethin e Gjirokastrës. Nën organizimin e Kolilës, është mbajtur në afërsi të shkollës së mesme të fshatit një tubim, pa lejen e autoriteteve, për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për luftetarët e rënë në vitin 1914.

Në këtë tubim kanë qënë të pranishëm rreth 30 persona ku shumica prej tyre kanë ardhur nga Greqia si dhe pjestar të komunitetit të fshatrave të Bashkisë Dropull kryesisht të fshatit Bularat.

Organizatori këtij tubimi Mondi Kolila ka mbajtur fjalime në lidhje me të ashtëquajturën çeshtje të Vorio Epirit ku janë shpërndare, libra në gjuhën greke që paraqesin rrethana e fakte historike disinformuese në lidhje me këtë çështje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive racave dhe fesë. Gjithashtu gjatë tubimit janë shpalosur dy flamuj grek me mbishkrimin 1914 (flamuj të Vorio Epirit), të cilët janë hequr mbas mbarimit të këtij aktiviteti, i cili ka zgjatur rreth 45 minuta.

Në vitin 2018 Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetim pas materialeve referuese nga Drejtoria e Antiterrorit. Vendimi i dënimit të tij me 8 vjet e 6 muaj është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër më 11 shkurt të 2021-shit. Vendimi nuk është i formës së prerë ndërsa avokatët e tij do e apelojnë këtë vendim. Aktualisht nuk ka asnjë masë sigurie ndaj Mondi Kolilës.

58-vjeçari Mondi Kolila, lindur e banues në Himare me shtetësi shqiptare e kombësi greke është dënuar për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose  grindjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”.  Megjithatë, ai nuk është vënë në pranga, pasi pas protestës është larguar në greqi dhe nga ajo ditë nuk ka ardhur më në territorin shqiptar.

1613649407_16136473143234913516105291623972172943084467947831296o1024x768.jpg

Mondi Kolilla, kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit

Ora 12:50
Dënimi i kryetarit të Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit/ Ky është aktiviteti ku u fyen simbolet e Shqipërisë, videoja u filmua nga Kostandin Kacifas

Mondi Kolila, kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit është i dënuari i parë në Shqipëri për fyerjen e vendit dhe simboleve kombëtare. Bëhet fjalë për një aktivitet të zhvilluar në 15 maj të 2018. Report Tv ka raportuar më herët se me flamuj dhe simbole të vorio-epirit, grupi i udhëhequr nga Mondi Kolila festoi në tokën shqiptare pushtimin e jugut organizuar nga aktivistë grekë të "Lëvizja për Ringjalljen e Vorio-Epirit", të lidhur me nazistët e "Agimit të Artë".

Në tubim kishte edhe shtetas grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina dhe Igumenica. Organizimi u bë në bashkëpunim me Bashkinë Dropull, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë, Arqile Deçka, nënkryetari dhe përgjegjësi i kulturës.

Simbolet verio-epirote u vendosën në muret e ndërtesës së Qendrës Kulturore të Dropullit, por nuk qëndruan  aty më shumë se disa orë pas aktivitetit festiv të ekstremistëve grekë. Kjo pasi rreth orëve të para të mëngjesit të 16 majit 2018, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar (LSHB) me në krye kreun e grupit, Kastriot Berisha (Tahir Veliu), hoqën simbolet greke duke i zëvendësuar ato me simbolet shqiptare. Videoja e këtij aktiviteti u publikua në rrjete sociale nga Konstantinos Kacifa, ushtari ekstremist grek që u vra në Bularat në 28 tetor 2018.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/02/2021 00:39

    Duhet te themi, qe nuk ka ndonje te keqe te perdoresh nje gjuhe te dyte dhe nuk ka asgje te keqe te valevitesh nje flamur tjeter.Problemi ketu qendron se u perkujtuan ngjarje,data,organizata me flamuj e simbole te tyre,qe kishin lidhje me aktin e shkeputjes se nje pjese territori te Shqiperise.Eshte njelloj sikur perfaqesues te naziskineve gjermane te festonin Anshlysenin(me falni ne se e kam shkruar gabim,pasi nuk di gjermanisht),ose bashkimin e Austrise me Gjermanine nga Hitleri dhe kete feste ta benin ne Austri,ose sikur angleze ekstremiste te shkonin ne Irlande dhe te festonin diten qe u morren irlandezeve,Irlanden e Veriut.Jam e sigurte, qe as austriaket,as irlandezet nuk do t'a kishin pelqyer nje gje te tille,atehere ,perse duhet t'a tolerojne shqiptaret,perkujtimin e tentatives per shkeputjen e Epirit te Veriut,nga greket dhe tradhetaret qe u sherbejne ??!!

    Përgjigju
  • Pseudo helenët: 18/02/2021 20:11

    Adrianopoli dhe gjithë Greqia e re flisnin Arvanitika(Pellazgishte) deri në 1820 ,që u bë Revolucioni anti Osman,po përsëri nga Arvanitët me në krye Arvanitët nga Suli i Marko Boçarit deri në Morenë e Bubulinë's

    Përgjigju
  • lul: 18/02/2021 20:08

    Dun tja bejne qefin tyrqve...

    Përgjigju
  • PjellasGji: 18/02/2021 20:06

    Ore Albanosët janë Autoktonë në Arkadi More e kudo në Elladhë por: duhet të kthehen në Shqipëri vetë,pa jetuar si lepuj me emra të nderuar në Greqinë e pushtuar nga Vllehët RusoPondër e Evgjite't e Egjiptit e Asisë minore!!!..

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 18/02/2021 18:14

    Ne kohen e atyre "gjukatave komuniste",minoritetet kercenin dhe kendonin greqisht ne cdo feste kombetare shqiptare,ne cdo vizite te atij "diktatorit te famshem" komunist.Depot e armeve i kishin ne mes te fshatit per te mbrojtur kufirin krahas shqiptareve te zones.Ne burg?nje mode te theni ne dhjerokraci.Shkonin vetem ata qe ishin agjente te asfaline greke.Kush nuk e di ,ta mesoje:-shef i i kunderzbulimit ne degen e brendeshme te gjirokastres Kunder zbulimit grek asfalise,ka qene nje minoritar dropullit,me mbiemrin Nasto.Djali i tij ka qene shef zbulimi deri ne divizion.Sa te tjere punonin ne organe te rendesishme te atij shteti qe sot quhet diktature?

    Përgjigju
  • Kola: 18/02/2021 16:21

    Me sa digjojm nga lajmet greke nga te nesermen do filloj fshesa per shqiptaret e paligshme ti kthej be shqiperi, edhe ata qe nuk kan karta greke edhe jan me leje qendrimi thuhet qe do I kerkoj te ikin nga Greqia, por edhe ata qe kan karten greke do e thras ministria per te riverifikuar besimi e tyre. Flasim per nje fshes 400.000 veta qe po hajn buke ne greqi Mediat greke flasin per hakmarje ndaj incidentit me Katsifen edhe ndaj Montis Kolilas Shkuhet ne gazeten kathimerinj edhe te nea

    Përgjigju
  • Kristaq: 18/02/2021 16:20

    Me sa digjojm nga lajmet greke nga te nesermen do filloj fshesa per shqiptaret e paligshme ti kthej be shqiperi, edhe ata qe nuk kan karta greke edhe jan me leje qendrimi thuhet qe do I kerkoj te ikin nga Greqia, por edhe ata qe kan karten greke do e thras ministria per te riverifikuar besimi e tyre. Flasim per nje fshes 400.000 veta qe po hajn buke ne greqi Mediat greke flasin per hakmarje ndaj incidentit me Katsifen edhe ndaj Montis Kolilas Shkuhet ne gazeten kathimerinj edhe te nea

    Përgjigju
  • Heidi: 18/02/2021 15:48

    Pershendetje nuk e kuptoj ku jane thyerjet e simboleve shqipetare ne kete vidjo . Te dini se cdo minoritet grek jo vetem ne Shqiperi po ne tere boten ka te drejtat e tij si te flasi gjuhën e tij te valvitet flamurin e tij dhe te kendoje kenget e tij keto jane te drejtat e njeriut. S'ka perse te dehonen nje person qe flet greqisht dhe mban flamurin grek. Jane te drejta qe i ka cdo njeri .

    Përgjigju
    • Eleni: 18/02/2021 19:13

      Nuk eshte denuar sepse flet gjuhen e vet, apo valvut flamurin grek. Denimi ka erdhur per nxitje te urrejtjes ndaj vendit ku ndodhet fshati Dropull.... Jane dy gjera krejt te kunderta. Nuk mund te nxitesh urrejtje duke perdorur dhe manipuluar viktima ( rasti Kacifa).... besoj se e di se keto veprime denohen ne cdo vend demokratik

  • Eri: 18/02/2021 15:35

    Pershendetje nuk e kuptoj ku jane thyher simbolet shqiptare ne kete moment ku behet fjale . Duhet te Dini se komuniteti grek ose komunitet e tjera ne te gjithe shqiperine kane te gjitha te drejtat e tyre si gjuha ,flamuri himi zakonta traditat dhe kenget e tyre

    Përgjigju
  • Çameria: 18/02/2021 14:16

    Hallall

    Përgjigju
  • artan: 18/02/2021 14:06

    nuk ka problem qe nuk gjendet ne shqiperi, te shpallet ne kerkim nderkombetar dhe mos heret apo vone do te kapet e do ta sjellin ne shqiperi qe te kryej denimin per te cilin eshte gjykuar.

    Përgjigju
    • Llaman: 18/02/2021 14:26

      Me sa degjova ne videon e paraqitur asgje e kundraligjeshme nuk verehet ne video.Gjykatat ende jane me mendesine komuniste qe te kontrollojne lirine e fjales e te mendimit. Flamuri grek ishte shpalosur ne nje vend te minoritetit grek dhe kjo nuk deshmon se jane shkelur simbolet shqiptare. Me siguri gjykata e Straburgut do ta hedhe poshte kete denim, edhe ne se nuk e hedh gjykata e apelit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?