Mimoza Ahmeti

Dënimi i poetes me 40 orë shërbim për ndërtim pa leje, reagon shkrimtari Agron Shele: Bijtë e partisë do donin të të shihnin në kasolle

15 Nëntor 2022, 22:54| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 22:59

  • Share

Shkrimtari Agron Shele ka reaguar lidhur me dënimin e poetes Mimoza Ahmeti me 40 orë punë kolektive për shkak të një ndërtimi pa leje.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Shele shkruan se shkrimtarja kishte minuar artin socialist dhe për këtë nuk ishte harruar nga ata që ai i konsideroi “bijtë e partisë”.

Postimi i plotë nga shkrimtari, Agron Shele:

Dënim me punë kolektonjëse.

E dashur Mimoza!

Si mike dhe botuse e romaneve te mia permes Shtepise Botuse "Marin Barleti" dëmi me pune kolektonjëse nga partia në fakt eshte demi qe u solle permes artit, pasi minove realizmin e artit socialist dhe këtë e bere që në vitet 80. Si vigjilentë që janë bijte e partise nuk harrojnë dhe do deshironin mundësjisht të te shikonin dhe ne nje kasolle.

"O mjeranë! Po a e kuptoni dot botën e një autori ju. Në memorien e tij endeni vetem si miza të çastit dhe pastaj perfundoni ne boten e hiçit. "

Te uroj shendet e begati Moza dhe po te isha ne vend tend do ndërtoja dy, pra dy viza me shume ne ndergjegjien time per te fshirë koleren qe ka pllaksor atje!


Lajmi kryesor:

Poetja Mimoza Ahmeti dënohet për ndërtim pa leje, Rama: Prokuroria godet më të dobëtit, dosjet me evazion dhe fitim miliona dollarë flenë të patrazuara


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?