Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas lajmit se poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë punë publike për ndërtim të paligjshëm. Blushi shkruan se klientët e qeverisë favorizohen nga Prokuroria për të ngritur kate pa leje.
"Dënimi i poetes së mirënjohur Mimoza Ahmeti për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti, kur klientët e Qeverisë amnistohen për kate, pallate dhe kulla pa leje është krimi i radhës i shëmtuar i shtetit me dy standarde të Edi Ramës.
Zelli i drejtësisë së "Rilindjes" për të goditur pa mëshirë intelektualët e më të dobëtit, por jo oligarkët dhe krimin që pastrojnë paratë me monstrat e betonit është në fakt modeli qeverisës shtypës që ka instaluar Edi Rama!
Mesazhi i qindra mijëra shqiptarëve në 12 Nëntor ishte i qartë: Ky shtet që po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës do të shembet shumë shpejt përpara vullnetit të qytetarëve të lirë! Triumfi është i sigurt", shkruan Blushi.
Lajmi kryesor:
Poetja Mimoza Ahmeti dënohet për ndërtim pa leje, Rama: Prokuroria godet më të dobëtit, dosjet me evazion dhe fitim miliona dollarë flenë të patrazuara
SI.E.//ReportTv.al