Dënimi me 25 vite burg, Strasburgu për Izet Haxhinë: Probleme me gjykimin në mungesë

9 Maj 2018, 17:05| Përditesimi: 9 Maj 2018, 18:35

  • Share

Rikthimi në Shqipëri i Izet Haxhisë ka ngritur një pyetje të madhe për drejtësinë. A do të rigjykohet Izet Haxhia i dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëautor në vrasjen e Azem Hajdarit. Vetë Haxhia në të shkuarën po ashtu edhe avokati i tij sot, kanë kërkuar rigjykim një e drejtë kjo për personat e dënuar në mungesë.

Pikërisht për dënimin në mungesë me 25 vite burg Izet Haxhia i është drejtuar gjykatës së Strasburgut e cila e ka shqyrtuar ankimimin e tij në Nëntor të vitit 2013. Përfaqësuesit ligjor të Izet Haxhisë kanë ngritur pretendimin se gjatë procese gjyqësore në Shqipëri është shkelur e drejta për gjykim të drejtë sanksionuar në artikullin 6 për proceset gjyqësore kriminale.

Gjykata e Strasburgut në vendimin e saj pika 1 thotë:
Deklaron të pranueshme ankesën e ankuesit sipas nenit 6 të Konventës në lidhje me dënimin e tij në mungesë dhe pjesa tjetër e kërkesës është e papranueshme.

Megjithatë në pikën dy të vendimit mbërrin në përfundimin se:
Gjykata konstaton se ka pasur shkelje të nenit 6 të Konventës.
Neni 6 i Konventës sanksionon të gjitha aspektet që duhet të përmbajë një proces gjyqësor i drejtë.
Gjykata e Strasburgut po ashtu i ka akorduar Izet Haxhisë një dëmshpërblim prej 1.400 euro për kostot gjyqësore, që duhet të paguheshin nga shteti shqiptarë. Vlen për tu parë nëse gjykatat shqiptare në ditët në vijim, do të marrë në konsideratë përfundimin e Gjykatës së Strasburgut e cila konstaton se ka pasur shkelje të nenit 6 të Konventës pra gjatë gjykimit në mungesë të Izet Haxhisë.



Vendimi i Gjykates se Strasburgut per Izet Haxhine

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?