TIRANE-Pas 20 vitesh ekstradohet në Shqipëri Izet Haxhia. Ish-bodigardi i Sali Berishës mbërriti nga Stambolli në Rinas me një avion të “Turkish Airlines” rreth orës 20:10 minuta. Në momentin e mbërritjes në aeroport nuk ishte asnjëri nga familjarët e Izet Haxhisë, por as avokati i tij Fran Dashi.
Pas mbërritjes në aeroport, i shoqëruar nga katër agjentë të INTERPOL, ai fillimisht u dërgua në Komisariatin e Policisë në Rinas për disa minuta. Më pas i shoqëruar nga eskorta e Drejtorisë së Burgjeve me dy makina të blinduara dhe një furgon i Forcave 'Shqiponja' të policisë u dërgua në paraburgim te burgu 302 te 'Mine Peza' në Tiranë.
Policia: Ekstradohet nga Turqia, Izet Haxhiaj , i dënuar me 25 vjet burg për vrasje
Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Turqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar: Izet Haxhiaj, 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë. Shtetasi Izet Haxhiaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qëndrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit Azem Hajdari, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shtetasi B. Ç. truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Z. N. Hetimet kanë zbuluar se shtetasi Izet Haxhiaj, ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarje.
Fotoja e pare e Izet Haxhise pas mberritjes ne Rinas
Pas mbërritjes së Izet Haxhisë, në një prononcim për Report Tv me telefon, avokati i tij Fran Dashi ka deklaruar se pas ekstradimit do të takohet me klientin e tij dhe në kohën e duhur do të bëhet kërkesa për rigjykim. Nesër ora 12:30 avokati Fran Dashi realizon takimin e parë me Izet Haxhinë
Pasi të njihet me vendimin do t'i jepet një kopje në dorë së bashku me urdhrin e vendimit, pastaj i lind e drejta për të rihapur dosjen. Pas njohjes zyrtarisht me vendimin e dënimit. Dua ta bëj me dije se urdhri i ekzekutimit jepet në ambientet e drejtorisë së policisë. Nuk e përjashtoj që të jetë edhe komisariati i Rinasit, por avokati i tij duhet të jetë i pranishëm. Ne në kohën, vendin dhe momentin e duhur do të japim detajet. Do të kërkoni rihapje të dosjes? Dua të takohem me klientin dhe pastaj do t'i vlerësojmë të gjitha.
Avokati Fran Dashi
Ekstradimi dhe rihapja e dosjes Hajdari
Ditën e sotme pala shqiptare i dorëzoi kërkesën palës turke në rrugë diplomatike për ekstradimin. Kërkesa e Ministrisë shqiptare të Drejtësisë i është dorëzuar ambasadës shqiptare në Ankara përmes Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Ambasada shqiptare ia ka përcjellë Ministrisë së Jashtme turke, e cila e ka dorëzuar shkresën me kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë.
Ish-truproja i Presidentit Berisha u arrestua në vitin 2006 në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Haxhia u vetëdorëzua tek autoritetet turke pak javë më parë. Ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ish-truproja i Sali Berishës nuk e ka pranuar kurrë. Ai kërkoi që të ekstradohet dhe të përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare.
Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu 12 shtatorin e vitit 1998.
Zhvillimet e fundit nga ekstradimi i Izet Haxhisë nga Turqia
21:05 Ndryshon plani, Izet Haxhia dërgohet te burgu 302 në Tiranë
20:45 Nga Rinasi, Haxhia po dërgohet drejt burgut 313 në Tiranë
20:25 Izet Haxhia dërgohet në Komisariatin e Rinasit
20:10 Mbërrin në Rinas Izet Haxhia
19:45 Brenda 48 orëve Izet Haxhia do të dalë para gjykatës në Tiranë
19:45 Janë 12 trupa të Drejtorisë së Burgjeve në Rinas, Haxhia shoqërohet nga 4 oficerë të INTERPOL Tiranës
19:40 Mbërrin në Rinas, eskorta e Drejtorisë së Burgjeve. Dy makina të blinduara në Rinas
19:35 Në orën 20:10, Haxhia do të zbresë në Rinas
Gazetari i Shqiptrarja.com Adriatik Doçi ishte i ftuar sot në Report TV për të komentuar ekstradimin e Izet haxhisë nga Turqia në Shqipëri.
Edhe ne gazetarët kemi patur një fije dyshimi meqë ishte larg Shqipërisë. Por ardhja e tij tregon se të gjitha akuzat e tij janë serioze dhe mund të kthehen edhe në dëshmi në muajt në vijim.
Haxhia e ka akuzuar Berishën për disa vepra të rënda penale.
Doçi përmendi disa prej tyre:
1.Urdhëri për të hapur depot e armatimeve më 1997, një akuzë e tillë është pranuar edhe nga Berisha, që ka kërkuar hapjen e depove për aryse politike që i ka shpjeguar.
2. Torturimi dhe zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha.
3. Planiu për të vrarë ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, që ishte bahskëpunëtori më i ngushtë i Berishës.
4. Plani por të vrarë ish-ministrin e Mbrojtjes Sabit Brokaj.
5. Akuza për planifikimin e një atentati ndaj ambasadës amerikane.
6. Bomba te zyrat e Sorosit në Tiranë.
7. Bomba te VEFA.
8. Akuza për Shkëlzen Berishën se ka karrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes për trafik droge.
9. Vrasja e Azem Hajdarit. Sipas Haxhisë, Berisha e nxori Hajdarin në pritë.
10. Grushti i shtetit me 1998 sipas Haxhisë u organizua nga Berisha.
Juristi Romeo Kara, miku i Izet haxhisë e komentoi ardhjen e këtij të fundit sot në Rinas në studion e Report TV.
“Unë nuk e pres shumë të ndryshuar fizikisht. E Kam takuar në janar 2017. Edhe nga fotot e fundit në rrjetete spociale, ai mund të vijë besoj i përmalluar. Nuk shoh emocion tjetër. E ka këkruar vetë ardhjen, besoj se ëhstë i kënaqur që e ka realizuar ardhjen shëndoshë e mirë. Shpresojmë në rihapjen e dosjes Hajdari dhe gjykimit nga e para e saj.
Pse nuk ka familjarë në Rinas?
Deri në këto momente askush s’ka qenë i sigurt se ai do të vijë. Ka patur info kontradiktore. Nulk ëhstë e nevojshme që fami;ljarët e tij të rrijnë pas hekurave të Rinasit. Është hera e parë që policia nuk e ruan një person për arratisjen nga ekstradimi, por vetëm për ta ruajtur fizikisht, sepse ai rrezikon nga ky ekstradim.
Për të gjithë ata që e njohin këtë çështje, e kuptojnë se ajo cëjhstje nuk ëhstë gjykuar ndershmërisht. Nuk ka vajtur në thelbin e saj. Është manipuluar si proces. Vetë demokratët nuk janë të bindur se ajo çështje është zbardhur. Është mbyllur me një kompromis në heshtje tëq gjithë elitës politike të atëhershme. Një nga ish-prokurorët e asaj cështje, si Haxhi Giu, është dënuar për korrupsion. Njerëzit që kanë gjykuar çështjen nuk kanë qenë me integritetin e duhur. Izeti ka provat e duhura dhe dëshminë e vet dhe të tjerëve, ai do kërkojë dëshmi të personave të tjerë që janë keqpërdorur në këtë proces. Detyrë e strukturave të shtetit është të kujdesen në mënytrë maksimale për jetën e Izet Haxhisë.
Pabesia është e madhe.
Romeo Kara, jurist
Shantazh politik ndaj kucedres Berisha dhe familjareve te tij te inkriminuar. Nese Izeti i penduar tashme vetem flet si ka bere keto kohe dhe nuk i mbeshtet dot ne prova dhe deshmitare akuzat, atehere sakrifica e ketij njeriu do te jete fatale per te dhe familjaret e tij. Berisha dhe Berishet qe e rrethojne jane kufoma qe ende vrasin, hedhin gurin dhe fshehin doren. E harruat historine e pergjakshme te familjes Haklaj? Edhe themelet e kulles ja hodhen ne ere. Harruat vrasjen e K.Trebickes? Harruat qe Rafi( Rrahmani), miku i Shkerdhenit nuk u thirr asnjehere nga prokuroria edhe pse ka qene ne takim me Diverolin? E pate qe sot gjykata hoqi sekuestron mbi pasurite e droges se Kajollit ne Fier? Eshte miku dhe ortaku i Mediut, denuar jo pak, por me 40 vite heqje lirie nga shteti italian. A eshte ky shtet aq i paster dhe me struktuara te pavarura dhe konsoliduara per te mbrojtur jeten e deshmitareve? Llalla ish prokurori ka blere dhe shitur pasuri te patundshme me kriminele. Gjykatesi i Kushtetueses thote si nje idiot maskara se pasurine ja kane hedhur shoket ne dasem. Banditet japin urdhera vrasjesh dhe komandojne trafikun e droges nga burgu. Oficere te policise gjyqesore me diploma Kristali dhe me graden Komisar. Cili nga politikanet shqiptare sot nuk blihet dhe shitet? Basha me Republikrn e re? Apo me 13 milion euro qe qeveria ja dhuroi vjehrit te tij? Apo avokatja e popullit Ballanca qe mbasi perfaqesoi ceshtjrn kundra shtetit shqiptar ne Bruksel, u ul ne ate karrike? Apo para ardhesi i saj qe u morr me projektet e gruas? Mos mendoni se do rrezohen Berishet me deshmine e Izetit. Ne kete vend cudia me e madhe tre dite zgjat. Shqiperia behet vetem nen nje protektorat te huaj, mundesisht amerikan, te tjerat jane gjelle qensh.
Përgjigjue Tiku e fute nusen ne pune mo? hahhahahahah po pse o me b****lepirje do jetoni tere jeten ju vemje te felliqura komuniste????
PërgjigjuDuhet me pas shumë kujdes ne keto ditet ne vazhdim. Kjo eshte bere per me mjegullue ceshtjen e arrestimeve qe priten te ndodhin ne keto muajt ne vazhdim. Saliu Edi dhe Meta janë kriminela edhe e kanë shkatrrue shqiperinë
PërgjigjuThua te jet I vetem Saliu ne gjith keto akuza une them JO!
PërgjigjuSHUME ZHURME PER ASGJE BERISHA KA MARRE FUND KJO BEHET PER TE TERHEQUR VEMENDJEN NGA SKANDALI TAHIRI VEMENDJA E POPULLIT DUHET TE PERQENDROHET TE TAHIRI KY ESHTE FISHEKU I FUNDIT I ED RAMES MBAS TAKIMEVE ME ERDOGAN PER TU NGATERUAR ME NJE NGJARJE PER SENCASION KU TE NGATEROHET BERISHA I CILI NUK KA GJE NE DORE KJO BEHET VETEM PER TERHEQJEN E VEMENDJES PER CESHTJEN. TAHIRI.
PërgjigjuKam iden qe asgje sdo te ndoth dhe pse besoi qe vrasi i vertet esht berisha
PërgjigjuAsgjë s ka për të ndodhur në lidhje me “hapjen e dosjes”, dmth “hapja e leshit”. Hahahahaha!
Përgjigju