Kara: Haxhisë t'i mbrohet jeta, pabesia është e madhe

8 Maj 2018, 20:34| Përditesimi: 8 Maj 2018, 20:48

  • Share

Juristi Romeo Kara, miku i Izet haxhisë e komentoi ardhjen e këtij të fundit sot në Rinas në studion e Report TV.

“Unë nuk e pres shumë  të ndryshuar fizikisht. E Kam takuar në janar 2017. Edhe nga fotot e fundit në rrjetete spociale, ai mund të vijë besoj i përmalluar. Nuk shoh emocion tjetër. E ka këkruar vetë ardhjen, besoj se ëhstë i kënaqur që e ka realizuar ardhjen shëndoshë e mirë. Shpresojmë në rihapjen e dosjes Hajdari dhe gjykimit nga e para e saj.

Pse nuk ka familjarë në Rinas?

Deri në këto momente askush s’ka qenë i sigurt se ai do të vijë. Ka patur info kontradiktore. Nulk ëhstë e nevojshme që fami;ljarët e tij të rrijnë pas hekurave të Rinasit. Është hera e parë që policia nuk e ruan një person për arratisjen nga ekstradimi, por vetëm për ta ruajtur fizikisht, sepse ai rrezikon nga ky ekstradim.

Për të gjithë ata që e njohin këtë çështje, e kuptojnë se ajo cëjhstje nuk ëhstë gjykuar ndershmërisht. Nuk ka vajtur në thelbin e saj. Është manipuluar si proces. Vetë demokratët nuk janë të bindur se ajo çështje është zbardhur. Është mbyllur me një kompromis në heshtje tëq gjithë elitës politike të atëhershme. Një nga ish-prokurorët e asaj cështje, si Haxhi Giu, është dënuar për korrupsion. Njerëzit që kanë gjykuar çështjen nuk kanë qenë me integritetin e duhur. Izeti ka provat e duhura dhe dëshminë e vet dhe të tjerëve, ai do kërkojë dëshmi të personave të tjerë që janë keqpërdorur në këtë proces. Detyrë e strukturave të shtetit është të kujdesen në mënytrë maksimale për jetën e Izet Haxhisë.

Pabesia është e madhe.

Romeo Kara, jurist


Lajmi kryesor:

Ekstradohet ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia në Tiranë, gati rihapja e dosjes 'Hajdari'


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?