Gazetari Doçi: Nga atentati ambasadës së SHBA te planifikimi i vrasjes së Aleksandër Meksit, ja akuzat e Haxhisë për Berishën

8 Maj 2018, 20:55| Përditesimi: 8 Maj 2018, 22:40

  • Share

Gazetari i Shqiptrarja.com Adriatik Doçi ishte i ftuar sot në Report TV për të komentuar ekstradimin e Izet haxhisë nga Turqia në Shqipëri.

Edhe ne gazetarët kemi patur një fije dyshimi meqë ishte larg Shqipërisë. Por ardhja e tij tregon se të gjitha akuzat e tij janë serioze dhe mund të kthehen edhe në dëshmi në muajt në vijim.

Haxhia e ka akuzuar Berishën për disa vepra të rënda penale.

Doçi përmendi disa prej tyre:

1.Urdhëri për të hapur depot e armatimeve më 1997, një akuzë e tillë është pranuar edhe nga Berisha, që ka kërkuar hapjen e depove për aryse politike që i ka shpjeguar.

2. Torturimi dhe zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha.

3. Planiu për të vrarë ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, që ishte bahskëpunëtori më i ngushtë i Berishës.

4. Plani por të vrarë ish-ministrin e Mbrojtjes Sabit Brokaj.

5. Akuza për planifikimin e një atentati ndaj ambasadës amerikane.

6. Bomba te zyrat e Sorosit në Tiranë.

7. Bomba te VEFA.

8. Akuza për Shkëlzen Berishën se ka karrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes për trafik droge.

9. Vrasja e Azem Hajdarit. Sipas Haxhisë, Berisha e nxori Hajdarin në pritë. 

10. Grushti i shtetit me 1998 sipas Haxhisë u organizua nga Berisha. 


Lajmi kryesor:

Ekstradohet ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia në Tiranë, gati rihapja e dosjes 'Hajdari'


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?