Bota
Top 24

'Mercedesi' luksoz, 2 vite burg për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski

23 Maj 2018, 13:38| Përditesimi: 23 Maj 2018, 19:35

  • Share

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është dënuar me dy vjet burg nga Gjykata Penale e vendit fqinj. Ndërsa ish-ndihmës ministri i atëhershëm për prokurim publik, Gjoko Popovski, është dënuar me 6 vjet gjysmë burg. 

Mediat maqedonase raportojnë se Gruevski nuk ishte i pranishëm në Gjykatë në momentin e vendimit, por përfaqësohej nga avokatët e tij. Ish-kryeministri maqedonas dhe vartësi i tij janë dënuar për rastin 'Tank', që ka të bëjë me marrjen e dhuratave luksoze. E akuzuar në këtë rast është edhe ish-ministrja Gordana Jankullovska. 

Të gjithë këta persona akuzohen për blerjen luksoze të Mercedesit për llogari të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Blerja e kësaj makine luksoze i ka kushtuar buxhetit të shteti më shumë se një gjysmë milioni euro.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?