Sociale

Denoncimi i banorëve të Dhërmiut: Qentë endacakë po transportohen me furgona nga qytetet drejt zonave rurale, 50 bagëti të ngodhura nga sulmet (VIDEO)

28 Shtator, 18:26| Përditesimi: 28 Shtator, 18:38

  • Share

Qentë endacakë po transportohen me furgona nga qytetet drejt zonave rurale, denoncojnë banorët e Dhërmiut, të cilët shprehin shqetësim për rrezikun që u kanoset edhe jetës së të moshuarve apo personave me aftësi të kufizuara.

Sipas banorëve, të cilët dërgojnë edhe këto pamje në Report TV, tufat e qenve të uritur endacakë, kanë sulmuar edhe stanet e bagëtive. 

Pamjet vijnë nga stani i familjes Nazer Sakaj, i cili denoncon se rreth orës 03.15 të mëngjesit të sotëm, qentë i kanë sulmuar bagëtitët dhe për pasojë kanë ngrodhur rreth 50 krerë dele. Sipas tyre, edhe vetë pronarët e stanit kanë rrezikuar jetën. 

Në këtë denoncim, familja Sakaj, thotë se blegtorie është i vetmi burim jetese për ta dhe se e gjithë tufa e deleve dhe dhive është e matrikulluar dhe e pajisur me NIPT.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 28/09/2025 21:36

    Skandalet me qentë vazhdojnë te shtohen. Po përhapen parazitoza te ndryshme qe kalojnë tek njeriu..(askaridet,zgjebje,leshmaniozë e tj)..Levizin diten duke shoqëruar grupet e huaja turistike te cilat nje sy e mbajte me pamjet dhe tjetrin nga qente(Turizëm si në Afganistan).Naten qytetarët nuk guxojnë te levizin te vetem sepse rrezikojnë te përfundojnë ne dhembet e qenve.. Me dhjetra Jane kafshuar nga ta.NUK ESHTE ZGJIDHJE MATRIKULLIMI DHE STERILIZIMI I TYRE ,SEPSE JANE SHTUAR SE TEPERMI DHE ESHTE E PAMUNDUR TE NDIKOHET MBI TA.NDERKOHE QE PO SHKELET SHENDETI I NJEREZVE , PRIMARE MBETET ZHDUKJA E TYRE. NDERKOHE nga t'a po infektohen dhe kafshët shtepijake qe shetisin ne ambjentet e pushtuara ngs qentë. URGJENT TE MERREN MASA SE DHE TEK NE VIJNE MAKINA QE LESHOJNE QEN NGA RRETHET E TJERA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?