Qentë endacakë po transportohen me furgona nga qytetet drejt zonave rurale, denoncojnë banorët e Dhërmiut, të cilët shprehin shqetësim për rrezikun që u kanoset edhe jetës së të moshuarve apo personave me aftësi të kufizuara.
Sipas banorëve, të cilët dërgojnë edhe këto pamje në Report TV, tufat e qenve të uritur endacakë, kanë sulmuar edhe stanet e bagëtive.
Pamjet vijnë nga stani i familjes Nazer Sakaj, i cili denoncon se rreth orës 03.15 të mëngjesit të sotëm, qentë i kanë sulmuar bagëtitët dhe për pasojë kanë ngrodhur rreth 50 krerë dele. Sipas tyre, edhe vetë pronarët e stanit kanë rrezikuar jetën.
Në këtë denoncim, familja Sakaj, thotë se blegtorie është i vetmi burim jetese për ta dhe se e gjithë tufa e deleve dhe dhive është e matrikulluar dhe e pajisur me NIPT.
Komente
