Prej disa orësh mbahet i shoqëruar në komisariatin e Lezhës, Oltion Marku, oficer tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, bashkëshorti i kryesekretares së Gjykatës së Lezhës. Ai ka bërë sot denoncimin se bashkëshortja e tij, Klaudia Marku është larguar nga banesa prej pasdites së djeshme, por oficerët e policisë po e marrin në pyetje, pasi dyshohet se shkak për largimin e saj nga banesa është bërë pikërisht konflikti familjar.
Lajmi kryesor:
U largua nga banesa, bashkëshorti e denoncoi 'të zhdukur', Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës gjendet në qytetin e saj: Ika pas një debati me burrin! Nga mediat mësova se po më kërkonin
M.Q.//ReportTv.al