Ish-deputeti Halit Valteri, i cili denoncoi një vit më parë tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit, ka reaguar pas operacionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme ditën e sotme.
Me një postim në Facebook, ku ka shpërndarë edhe raportimin e gazetarit të 'Report Tv', Arsen Rustës në lidhje me ngjarjen, Valteri përgëzon SPAK për punën, ndërsa nuk le 'thumbuar' as opozitën.
Valteri i drejtohet Bashës ndërsa i thotë se kur 'opozita shpk e Lulit ndante milionat me oligarkët, ne opozita tjetër bënim punën për të cilën paguheshim'.
"Kur Opozita shpk e Lulit ndante milionat me oligarkët për t'i mbyllur gojën , ne Opozita tjetër bënim punën për çfarë paguhemi nga buxheti i shtetit ! Bravo SPAK , që me profesionalizëm dhe përkushtim arritët të çoni para drejtësisë një pjesë të nënpunësve me stomak ! S'ka mbaruar akoma 5 dosje te tjera janë në duart e prokurorëve të SPAK. Pushime të mbara Lul dhe kujdes se një nga këto të 5-ta e ka kunati shokut xhemal", shkruan Valteri.
Lajmi kryesor: