Incidentit në uzinën e armëve në Gramsh, ku shtetasët rusë tentuan që të futen brenda zonës ushtarake, dhe njëri prej tyre sulmoi me sprajt kimik dy ushtarët shqiptarë, ka kthyer vëmendjen tek siguria e bazave ushtarake në vendin tonë.
Partia e Lirisë thotë se institucione shqiptare kanë dështuar në ruatjen e bazave ushtarake nga ‘blogerët’ e huaj, duke mos i ndaluar dhe duke i lejuar që të futen brenda tyre. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku tregon disa qytetarë me kombësi të huaj të cilët kanë vizituar bazën ushtarake detare të Pashalimanit.
‘Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.- shkruan Tedi Blushi.
Madje ai nënvizon se kryeministri në maj të vitit 2022 ia ofroi NATO-s si bazë të sigurtë.
'Vetëm dy muaj më parë "blogerë" të huaj, me shtetësi dhe kombësi të panjohur zyrtarisht, kanë hyrë në bazën ushtarake të Pashalimanit.
Këto foto janë një tjetër dëshmi e kapitullimit të institucioneve!
Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.
Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime "blogerëve" të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.
Kur "blogerë" apo "turistë" janë të aftë të thyejnë në çdo kohë filtrat e sigurisë të bazave tona ushtarake, të filmojnë dhe të marrin prej andej çfarë të duan, imagjinoni ç'mund të bënin armiq të NATO-s, grupet terroriste apo aktorë të tjerë që duan të dëmtojnë Sigurinë tonë Kombëtare dhe të destabilizojnë rajonin.
Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt!- shkruan Tedi Blushi.
Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve në Gramsh, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus. Ata janë marrë në pyetje por kanë mohuar se janë agjentë. Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë edhe në Poliçan u ndaluan 4 shtetas çekë të cilët po fotografonin tunelet në bazën ushtarake të Poliçanit. Edhe këto të fundit deklaruan se janë turistë dhe se nuk kishin qëllime të kqija.
Lajmi kryesor:
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, Balla: Ka pasur përpjekje për aktivitet spiunazhi, u asgjësua sapo nisi! Berisha: Rama agjent i Kremlinit në Tiranë
M.Q./ReportTv.al
pirdh pirdh o budalla,sa te ceket jeni
PërgjigjuJu shyqyr gjeni naj gje me u kap se ndryshe zhdukeni komplet si parti , as lsi nuk ngelet mo as li a si e keni vendos emrin tani
PërgjigjuO blush shqiperia ka 30 sigurimi i ibjekteve te rendesis se vecant ka shkuar per lesh apo per skrap dhe per kete ka pergjesi penale e gjith klasa politike duke filluar nga sali berisha fatos nano edi rama e ilir metaj
Përgjigju