Sulmuan ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit, zbardhet dëshmia e rusëve: Jemi fotografë! Ukrainasi kishte vizituar bazën e Pashalimanit një vit më parë

21 Gusht 2022, 08:27| Përditesimi: 21 Gusht 2022, 13:10

  • Share

25-vjeçari ukrainas F.A i cili u arrestua nga policia një ditë më parë, pasi bashkë me dy shtetas rus sulmuan me sprajt kimik ushtarët shqiptarë në Uzinën e Armëve në Gramsh, ka vizituar edhe më parë vendin tonë.

Në postimet e tij në rrjetet sociale ai ka treguar se ka udhëtuar më të njëjtën makinë ‘Chevrolet Camaro' me targa ukrainase dhe ka vizituar disa vende në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij, 25-vjeçari ka vizituar edhe bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Madje në postimin e fundit, 25-vjeçari nga Ukraina pa publikuar foto me makinën e tij, nga vizita në vendin tonë, pak orë para incidentit me ushtarët në Gramsh. 

‘Fabrikë sekrete ushtarake diku thellësi të maleve në Shqipëri’- shihet edhe në një nga fotot e postuara nga ‘Cyanidium’, pseudonimi që mban në rrjetet sociale ukrainasi.

Ndërsa shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, në rrjetin social Instagram mban emrin Lana Sator dhe e përshkruan veten si fotografe e cila fotografon kryesisht trashëgimi të shekullit të XX si dhe vende të braktisura. Shtetasja ruse në rrjetet sociale, një ditë më parë, ka publikuar disa pamje nga ndërtesa të braktisura në vendin tonë, tunele, e dyer të vjetra metali. Profili i tretë është me pseudonim, Industninja është personi që ka tentuar të futet në Uzinën e Armëve.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase që u ndaluan mbrëmë pas incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, i kanë thënë policisë se janë fotografë dhe bloger ku reklamojnë kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Ata kanë thënë se fotografonin territore ushtarake të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti. Gjithashtu gjatë marrjes në pyetje, të tre kanë treguar se fotografonin bunkerë dhe tunelë të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës, territore të braktisura.

Sulmi me spraj kimik, ndaj dy ushtarëve shqiptarë Albi Bici dhe Ardjan Xhaka në uzinën e Armëve në Gramsh, ndodhi pasditen e djeshme (20 gusht). Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe pritet që të dalin sot nga spitali.

Si ndodhi ngjarja? 
Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), një prej rojeve në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët Albi Bici dhe Ardian Xhakak i kanë bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, 24-vjeçari i identifikuar si Mikhail Zorin ka tentuar të largohet, por 2 efektivët shqiptarë kanë bërë ndalimin i tij. Në këtë moment 24-vjeçari është kundërpërgjigjur duke përdorur spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij. Ndërkaq është zbuluar se 24 vjecari nuk ishte i vetëm. 

Ora 12:52
Duke xhiruar gomat, del video e rusëve kur u larguan me makinën luksoze në afërsi të uzinës së armëve në Gramsh

Report Tv ka siguruar një video të makinës me të cilën dy shtetasit rusë (një burrë dhe një grua) dhe një ukrainas, shkuan në uzinën ushtarake në Gramsh, ku dhe sulmuan dy ushtarët shqiptarë. Automjeti tip “Chevrolet” është filmuar nga banorë të zonës, në uzinën e Armëve. Ato kanë qenë në tentative për t'u larguar pasi ndodhi incidenti në Gramsh.

Ora 11:52
Gazetari bullgar zbulon detaje për rusen që u ndalua në Gramsh: Miku i saj ‘fotograf’ u arrestua në Egjipt, u liria pas ndërhyrjes së Shërbimit Sekret Rus

1661075580_6.jpg

Gazetari i njohur bullgar Christo Grozev, pjesë e ekipit që zbuluan agjentët rus që helmuan ish-spiunin rus Sergei Skripal, ka reaguar në lidhje me incidentit që ndodhi një ditë më parë në Gramsh.

Gazetari bullgar thotë se një nga ruset e ndaluara në Gramsh, Svetlana Timofeeva, ka një histori interesanve udhëtimi. Ai tregon se ajo ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ dhe se madje njëri prej tyre është arrestuar në Egjipt dhe Ministria e Jashtme ruse ka ndërhyrë për ta liruar.

‘Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e "fotografëve", të paktën një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga FSB.’- shkruan ai.

Ora 11:14
Spiunë në uzinën e Armëve në Gramsh? Zbardhet dëshmia e rusëve: Jemi fotografë

Shtetasi ukrainas dhe rusja Svetlana Timofoeva

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase që u ndaluan  mbrëmë pas  incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, i kanë thënë policisë se janë fotografë dhe bloger ku reklamojnë kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografonin territore ushtarake të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti. Gjithashtu gjatë marrjes në pyetje, të tre kanë treguar se fotografonin bunkerë dhe tunelë të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës, territore të braktisura.

Ndërkohë në rrjetet sociale tre profile të ndryshme kanë postuar dje foto nga  një vend ushtarak, por nuk dihet a janë bërë në uzinën e Gramshit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/08/2022 00:49

    Te ashtuquajturit /fotografe/ e /blogera/ qe u arrestuan paskan preferenca te cuditshme per obj.ushtarake,baza,tunele,uzina,funksionale dhe te braktisura (qe mund te riperdoren ne cdo momemt qe do te duhej)!!

    Përgjigju
  • next: 21/08/2022 15:29

    kto gjera hashin buk ne kohen e te madhit Enver, kurse sot te arrish ne konkluzione te pa matura tregojme se sa te prapambetur jeni apo jemi, ça dua te them, po kush po do tja di per spiunazh ne ket vend ku njerzit po ikin dhe po i luten zotit mos kthehen mé,keshtuqe kush e do akoma kete vend te perpiqet qe te jete sa mè i sinqert dhe i drejte ne difuzionin e informacioneve se po the qe gomari fluturon ta kesh te sigurt qe asnji nuk e ha,spiunet e vertet korruptojn me 2000 lek te vjetra ne dite nje puntor shiptar qe as i behet von per kesi lloj çmendurirash dhe marrin gjitha informacionet e nje punishtje skrapi si ajo e gramshit pa u vu ne rrezik,russia super fuqi boterore per teknollogji dhe energji çon njeres ne gramsh per tu felliq...... ha ha ha ha ha, media albaneza jeni njishat e botes per idiotesira

    Përgjigju
    • Illyrian: 22/08/2022 09:22

      Shko mor pyke, fol per vedi, se ka patriota boll ky vend, jo si puna juj qe ikni per pak leke ma shume.

    • Gezuar: 21/08/2022 16:55

      Ballkani I shqyer I ka keto hahahahah..ballkani I hapur desha te thoshnja

  • Zoga gramshit: 21/08/2022 15:10

    Ja hapi dyert rama tani ketu kan hyr derr o dosa,hec e meri vesh tani

    Përgjigju
  • ruska..: 21/08/2022 12:38

    Ok te apasionuar pas fotografise po pse sulmon ushtaret dhe nuk ndalon e i tregon arsyen e fotove qe ben ne zone ushtarake. Eshte e ndaluar te shohesh pastaj po bere foto ne zone ushtarake dhe je shtetas i nje vendi jo mik quhet spiunazh dhe te pret burgu per shume kohe.

    Përgjigju
    • Agjenti: 21/08/2022 13:52

      Kta kryesisht shkojne ne baza te braktisura por dhe rrezikojne ndonjehere. Jane blogere te famshem shikojani kanalin ne youtube skane lene vend pa shkuar dhe futur.

  • Kushte extreme: 21/08/2022 10:47

    Riken keni me zbulu per agjenture. Do ju dali qe jane "blogere" te apasionuar pas relikeve te Luftes se Ftohte dhe do i lini te lire pas disa javesh. Uroj vetem te shperblehen dhe mos kene demtime ushtaret

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 21/08/2022 09:55

    Ndalojeni kete bufanate me agjente ruse qe fotografojne Cekinin qe eshte krejtesisht i shkateruar jo nga ruset por nga vete shqiptaret.

    Përgjigju
    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 21/08/2022 12:03

      O Super o katunar, Cekin quhet fshati ku eshte ndertuar uzina qe kane fotografuar keta agjentet ruse, qe mbasi te mbushin 12 ore nga ndalimi duhet te shprehet gjykata ne duhen mbajtur te ndaluar apo jo.

    • Super: 21/08/2022 11:30

      Jo Cekini as cekapi as kecapi se ti je tu shkatrru shqipen pike kontrolli bos e ke shqip mor kunati i shokut xhemal

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?