Presidenti i Turqisë, Erdogan

Kosova & Rajoni

Deportimi i 'gylenistëve' në Kosovë, Erdogan: Do i kërkojmë kudo, kërkojmë llogari!

30 Mars 2018, 12:57| Përditesimi: 30 Mars 2018, 13:05

  • Share

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka riafirmuar zotimin për të vazhduar sjelljen para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

"Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t'i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari", tha Erdoğan në një mbledhjeve të krerëve lokalë të partisë së tij (AK Parti) në Ankara.

Komentet e presidentit turk vijnë një ditë pasi Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) realizoi operacion ndaj strukturës së FETO-në Ballkan në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës, duke sjellë nga Kosova në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës të kërkuar në Turqi.

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u sollën në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Komento

Komente

  • Arbër: 30/03/2018 23:12

    Turpi ju mbuloft, qfar shteti ”demokratik” jeni kur dergoni njerëz të pafajshëm në kthetrat e një tirani, siq është i qmenduri Erdogan...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?