Depozita ra tarraca e pallatit dhe dëmtoi tre makina, Veliaj: Administratori të aplikojë për leje që t’i vendosë nëntokë, do ia aprovojmë brenda ditës

11 Maj 2022, 19:07| Përditesimi: 11 Maj 2022, 19:37

  • Share

 

Pasi Report Tv raportoi dëmet që shkaktoi depozita që ra në një pallat në Tiranë, kryebashkikau Erion Veliaj i bëri ftesë administratorit që aplikojë për leje në Bashki që t’i vendosë depozitat nëntokë. Veliaj theksoi se leja do t’i aprovohet brenda ditës, nga momenti që ai do të aplikojë.

“Nëse administratori aplikon ne i japim brenda ditës për lejet nëntokë. Ftesa për të gjithë administratorët është që nëse lagjja juaj kanë kaluar në 24 orë, duhet ti heqin depozitat, kur nuk ka më nevojë duhet t’i heqin, në atë situatë është përgjegjës administratori i pallatit.  

Kryebashkiaku theksoi se në pallatet që ka ujë 24 orë, depozitat në tarracë duhet të marrin fund.


Lajmi kryesor:

Veliaj në Report Tv: SPAK të godasë 360 gradë! Gërdeci i Berishës dhe përgjimet Meta-Prifti janë sheshit! Presidenti në garë për kryebashkiak? S'ia mban


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?