TIRANË- Prokuroria e Posaçme anti-Korrupsion duhet të godasë në të gjithë drejtimet, jo vetëm në një kah. Kështu shprehet drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj në Report Tv, ku thekson se reforma në drejtësi duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe duhet të ketë hetim për ngjarjet aktuale, por po anashkaluar edhe ngjarjet e kaluara.
I ftuar në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Veliaj thotë se kritikat e Edi Ramës për SPAK nuk janë presion, por kryeministri po kërkon më shumë drejtësi dhe kjo sipas tij tregohet qartazi nga qëndrimi i Partisë Socialiste për të mos mbrojtur askënd nga radhët e saj.
“Ne duhet të kemi reformë 360 gradë, që i prek të gjithë hapat e shoqërisë që shikon jo vetëm ngjarjet tashme por edhe të kaluarat. Ky është interesi i të gjithëve. Mos më kërko vetëm mua me rigorozitet. Padrejtësia duket sheshi nuk ka nevojë të kesh kaluar vettingun të kuptosh që po ndodhin çudira. Qëndrimi i PS për të mos i ofruar mbrojtje askujt është prova më e madhe që interesi është për më shumë drejtësi, çelësi i asaj që thotë kryeministri është si ta çojmë nga marshi i dytë në marsh të pestë për të kapur padrejtësi që duhet të bëjnë hatanë në këtë vend”, tha Veliaj në Report Tv.
Provat për të nisur hetimet sipas Veliajt janë sheshit, nga vrasjet e Gërdecit të Berishës, deri tek përgjimet e Ilir Metës me Dritan Priftin ku ndajnë 27 mijë euro. Kryebashkiaku thotë se Meta e Berisha i kanë vjedhur shqiptarëve 20 vite, prandaj ka ardhur koha që të mos votojmë më një ‘non grata’
“Nuk jam këtu të këshilloj opozitën, për mua qofshin gjithmonë në opozitë. Po dogje ti, po theve xhamat, po shkule emrat e rrugëve do marrësh të njëjtin rezultat. Kur Iliri e Saliu e shkatërrojnë qytetin detyra ime është ta kthej siç ishte dhe qyteti mos ta ndjejë një sulm barbarësh që shkatërroi politikën
Berisha e Meta i kanë i marrë shumë kohë këtij vendi dhe nuk e di a ka një dënim kur tjetri, ka kur hedh 26 njerëz në gërdec, ka dënim kur tjetri merr 27 mijë euro me Dritan Priftin. Meta me Berishën i kanë vjedh 20 vite shqiptarëve. Vjedhësit e kohës i dënoni kush? Dënimi vetëm është bota. Nuk mund të votojmë non grata”, tha Veliaj.
Ndalur në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Veliaj thekson se PS nuk ka në interes të ketë një president socialist, prandaj i ka përjashtuar të gjithë deputetet e saj nga gara. Ndalur në kriteret e kreut të ri të shtetit, Veliaj thotë se mjafton të jetë një profesionit, figurë akademike, ose një figurë që nuk është përfshirë në PS pesë vitet e fundit
“Procesi ka qenë i hapur për të përcaktuar disa kritere. PS edhe pse i ka votat, socialistët ndihen që ka ardhur koha për një socialist, megjithatë nuk është qëllimi këtu që të kemi çdo institucion. S’do jetë deputet i PS, ose politika aktiv i PS, por nëse dikush vjen me bindje të ndryshme, akademia, FA, si profesionit kjo do i bënte mirë bashkisë. Do doja një president q nuk merret me pusetat e Tiranës. Një president që nuk merret në çfarë anë rrjedh lana, që nuk merret me këndet e lojërave. Bashkinë nuk e lidh me presidencën, përveç disa punëve formale, kemi pasur disa president që merreshin me punët e qytetit.
Veliaj bëri me dije se autobusi që u aksidentua dhe përfundoi në lumin ‘Lanë’ do të vendoset përfundimisht si një instilacion.
Video e plotë e Erion Veliaj në Studio Live
Autobusi i aksidentit në Lanë, që fatmirësisht nuk solli të lënduar rëndë, do të vendoset përfundimisht si instalacion. Lajmin e ka dhënë për Report Tv kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se do të zhvendoset përkohësisht për t’u riparuar.
“Ne do ta zhvendosim përkohësisht, që ta meremetojmë, dhe do të kthehet në një hapësirë artistike, në një hapësirë që simbolizon një sensibilizim se duhet “me pas mendjen në timon”. Do të kemi një instilacion aty,” u shpreh Veliaj në një intervistë për Report TV.
Veliaj pak kohë më parë hapi dhe një sondazh në rrjetet sociale për këtë temë, pas komenteve të cilat sugjeronin një instalacion në vend të zhvendosjes së autobusit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se nuk tërheq asgjë nga akuzat e bëra në drejtim të FSHF-së dhe të Presidentit të saj Armand Duka. Në një intervistë për Report tv, Veliaj theksoi se Bashkia e fitoi betejën me FSHF për të pasur zgjedhje të drejta në kryeqytet.
“Ne patëm një betejë për Shoqatën e Tiranës, Gjykata na dha të drejtë, dhe zgjedhjet që ne pretendonim që ishin ato me një anëtar, një votë, të shoqatave, dhe që zgjodhën Eduart Prodanin, ishin zgjedhjet e vlefshme. Këtë vendosi Gjykata. Zoti Duka e ka njohur atë vendim dhe unë jam kryetari i Bashkisë së Tiranës. Po të isha i Kukësit do të merresha me zgjedhjet në Kukës, ose po të isha i Beratit, do merresha me zgjedhjet ne Berat. Unë jam i Tiranës, kështu që u sigurova që në Tiranë nuk pati vjedhje dhe në Tiranë drejtësia foli. A mendoj se duhet bërë një betejë kombëtare që, siç sollëm transparencë në Tiranë, të sjellim në çdo qytet? Dhe të mos vidhen zgjedhjet dhe ëndrrat e kalamajve të mos trafikohen? Patjetër që po! Por këtu secili duhet të bëjë betejën e vet. Unë sot jam kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe solla drejtësi në këtë zonë të qytetit, që ishte Shoqata e Futbollit. Aty ku unë shërbej, që është qyteti i Tiranës, a meriton të vazhdohet ky debat? Unë besoj që po, por për çdo gjë ka një kohë”, tha ai.
Pasi Report Tv raportoi dëmet që shkaktoi depozita që ra në një pallat në Tiranë, kryebashkikau Erion Veliaj i bëri ftesë administratorit që aplikojë për leje në Bashki që t’i vendosë depozitat nëntokë. Veliaj theksoi se leja do t’i aprovohet brenda ditës, nga momenti që ai do të aplikojë.
“Nëse administratori aplikon ne i japim brenda ditës për lejet nëntokë. Ftesa për të gjithë administratorët është që nëse lagjja juaj kanë kaluar në 24 orë, duhet ti heqin depozitat, kur nuk ka më nevojë duhet t’i heqin, në atë situatë është përgjegjës administratori i pallatit.
Kryebashkiaku theksoi se në pallatet që ka ujë 24 orë, depozitat në tarracë duhet të marrin fund.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në një Intervistë për Report TV, tha se opozita duhet të ketë parasysh në ç’gjendje e la kryeqytetin kur bën akuza për ujin e pijshëm apo fondet e rindërtimit. Ai tha se i ka fituar të gjitha gjyqet për shpifje me deputetët e opozitës, si shpifja për shkollën “Sami Frashëri”, për të cilën thanë se do ndërtohej në Paskuqan.
“Opozita e çon në Gjykatë Bashkinë e Tiranës për çdo punë publike, për këndin e lodrave, për kopshtin, për çerdhen, për mbjelljen e pemëve, për Kalanë, për Pazarin, për Sheshin, për urën, për “5 Majin”, për Kombinatin, për gjimnazin “Sami Frashëri”, për shkollën “Kosova” dhe për sa kohë Gjykata jep një vendim se këto janë shpifje, atëherë duhet të respektosh gjykatën. Unë jam përballur me të gjitha këto akuza dhe deri më sot nuk kam humbur asnjë gjyq. Kam shkuar në Gjykatë dhe kam thënë shkolla “Sami Frashëri” po ndërtohet tek Rruga e Barrikadave. Kush tha që, “po ndërtohet në Paskuqan se këtu do të bëhen pallate”, qartazi ka gënjyer. Gjykata pa faktet, pa ku po bëhet shkolla dhe tha, kjo zonjë ka gënjyer, kjo zonja tjetër ka shpifur, kjo zonja tjetër u bë në mënyrë përsëritëse shpifëse. Duhet të largohemi nga kjo! Unë besoj se politizimi i punëve publike duhet të mbarojë, sidomos kur janë për një çështje siç është çështja e tërmetit,” u shpreh Veliaj.
Ai komentoi edhe akuzat e deputetes se PD, Jorida Tabaku, për cilësinë e ujit në Tiranë:
“Këta që flasin për ujin sot, kur e kishin Bashkinë e Tiranës qyteti kishte vetëm 7 orë ujë në ditë, kurse në zyrën e kryetarit të Bashkisë, në tualet ndodhej një fuçi me sapllake. Pra të vjen princi i Monakos per vizite, apo kryeministri i një vendi tjeter, dhe ajo që i ofron është një sapllake. Kur vetë e ke lënë mizerje Tiranën dhe sot thua e kam 22 orë, pse s’e kam 24... Po punojmë për 24/24. Por, po vijmë nga 7 orë ujë në ditë dhe po vijmë nga sapllakja tek zyra e kryetarit të Bashkisë”.
Kriza e çmimeve sipas Veliajt solli një rritje të produkteve që përdoren për ndërtim, si hekuri dhe betoni, duke shtyrë ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Në Report Tv, Veliaj tha se brenda disa ditësh qeveria do të dalë me një akt normativ ku do vendosë një çmim të ri për teatrin dhe pastaj do hapet gara për ta ndërtuar.
“Kemi pasur një azhornim të çmimeve, sidomos të hekurit dhe betonit, për punë ditësh nxjerr një akt normativ që bën indeksim të këtyre cimeve që të hapim garën”, tha Veliaj në Report Tv.
Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj komentoi ditën e sotme procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Duke folur për Report TV, Veliaj nënvizoi se kreu i ri i shtetit duhet të ketë një karrierë të konsoliduar dhe të qëndrojë si unifikues i Kombit. Veliaj theksoi se Presidenti i ri nuk duhet të jetë si Ilir Meta apo Bujar Nishani, që u sollën si brigadierë komunaleje.
“Deri tani procesi ka qenë shumë i hapur për të caktuar disa kritere që do e bënin kandidaturën eventuale një kandidaturë të pranueshme. Pra, PS edhe pse i ka votat, dhe në fakt socialistët ndihen që ka ardhur koha për një president socialist, duke qenë se populli ka votuar mjaftueshëm deputetë për këtë vullnet, e megjithatë për PS nuk është qëllimi këtu. Qëllimi është të kemi një vend funksional. Kjo do të thotë se për herë të parë ne kemi vënë rregulla të brendshme: pra nuk do të jetë deputet i PS apo politikan aktiv i PS. Nëse dikush vjen, qoftë si i pavarur apo qoftë dhe me bindje të ndryshme nga tonat, por nuk është aktiv në politikë, por do të shërbejë në këtë funksion - mund të vijë nga Akademia, nga diplomacia, mund të vijë nga Forcat e Armatosura - pra me një karrierë të konsolidar si profesionist, kjo do t’i bënte mirë Shqipërisë. Për mua si kryetar bashkie, do të doja një president që nuk merret me pusetat e Tiranës, një president që nuk nxit miletin, që është shpronësuar, të djegë gomat dhe të bllokojë Astirin. Një president që nuk merret në çfarë ane rrjedh Lana dhe merret me lloj lloj kanalesh të ujërave të zeza. Një president që nuk merret me kënde lodrash. Kemi pasur president që shkon dhe proteston për këndin e lodrave. Nuk i bën një president normal në botë. Unë si Kryetar bashkie do të doja të kisha një president normal. Kemi pasur dy presidentë të cilët merreshin si brigadier komunaleje non stop me punët e qytetit. Kjo është anormale. Nëse duan të merren me punët e kryeqytetit, le të kandidatojnë për kryetar bashkie. Po nëse janë aty si unifikim i kombit, duhet të jenë aty që të unifikojnë kombin. Skema si ajo që pamë tek qendra e emergjencave civile, të cilat presidenti i toksikuar i ngatërroi me zyrat e FRD, janë skena për karikatura, janë butafori”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar në Report Tv përgatitjet që po bën Bashkia Tiranë ndeshjen finale të Conference League që do të zhvillohet në Tiranë. Veliaj tha se do të ketë tre 'Fun Zone', një në Pedonale për tifozët e Feyenoord, një tek diga e liqenit për tifozët e Romës, dhe një fun zone në sheshin ‘Skëndërbej’ për të gjithë sportdashësit, sakaq, Veliaj shtoi se do të ketë autobusë falas nga Rinasi në Tiranë për të mikpritur tifozët që do të vijnë nga vendet e tjera të botës.
“Kjo është një kohë kur në Tiranë luhet një ndeshje, ku bashkia ka përgjegjësinë kryesore. Në qoftë se në stadium janë 90 minuta, qyteti do të përfshihet 90 orë, pra dy ditë para, dhe dy ditë pas nga kjo energji. Tirana do të ketë tre Fan Zone, pra një zonë tifozerie do të jetë e dedikuar për Feyenord në pedonalen e Tiranës, një zonë tifozerie do të jetë tek diga e liqenit, e dedikuar për Romën, dhe ndërkohë qendra e Tiranës, do të jetë një zonë tifozerie për ata që ndoshta nuk janë fanatikët e njërës prej skuadrave, por thjesht si dashamirës të sportit, në sheshin “Skënderbej”. Kështu që po përgatitemi për tre zona, dekorimin e qytetit. Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër edhe transportin e tifozerisë. Do të vendosë një numër autobusësh nga Rinasi në qendër të Tiranës gratis, për të gjithë tifozët dhe për të gjithë ata që do të vijnë në Tiranë, që të sigurohemi që Bashkia iu ofron një mikpritje të jashtëzakonshme”, tha Veliaj në Report Tv.
Ndalur në rritjen e çmimeve të hoteleve, Veliaj tha se nuk ka abuzim nga ato hotele që janë të regjistruara në booking, pasi është vetë algoritmi që llogarit çmimet.
"Kur flasim për hotele te regjistruar në booking, në sisteme, ke dorëzuar një pjesë të pavarësisë për çmimin. Është algoritmi që përcakton, teksa mbushen vendet rritet çmimi, kjo ofertë si për flurimin si për bujtje paska kërkesë të madhe, të fajësish hotelet që i kanë dorëzuar pavarësinë këtyre sistemeve është fyese”, vijoi ai.
Më 25 maj, në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshja finale e Conference League, Roma-Feyenoord. Një ditë më parë, UEFA-a njoftoi se për katër orë u shitën biletat për ndeshjen. Pavarësisht mungesës së biletave dy skuadrat pritet të sjellin në Tiranë një numër shumë më të lartë tifozësh, të cilët mund të jenë 2 apo 3 fish më shumë. Çmimet e biletave në stadium ishin të ndara në katër kategori dhe varionin nga 25-125 euro
Erion Veliaj ka komentuar në Report TV deklaratat e Ilir Metës se do të kandidojë për kryebashkiak në zgjedhjet e 2023. Sipas Veliajt, Metës nuk ia mban të kandidojë, por nëse kjo do të ndodhë mezi pret që të ketë një përballje me të.
“Nuk ia mban por nëse ia mban do ishte një betejë e mirëpritur mezi e pres”, tha Veliaj në Report Tv.
Ky le qe eshte injorant por ja kalon edhe karagjozit ne kthese. Atobus falas per fansat e huaj, thote, qe kane paguar qindra euro hotel e bilete dhe po u ndih ky idioti i korruptuar. Jo te mendoje psh per hallexhinjte e Tiranes por per pordhe fcb e ka mendjen. Mbau mendjen perendi se qenkan te gjithe si te pasmet e Roneles nga fytyra.
PërgjigjuFilluan serialin prape keta. Serite e reja tani qenkan me SPAK dhe Berisha Meta. Plehra.
PërgjigjuI ka kap tmerri i qelis…!!!
PërgjigjuMund te jesh ne nje qeli afer Sajmir Tahirit
PërgjigjuFiks