Depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani, Balla: Kuptova që është bërë punë

25 Korrik 2022, 16:15| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 16:40

  • Share

 

Kreu i grupit socialist të PS, Taulant Balla ka folur për mediat pasi depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani duke thënë se kuptoi që është bërë punë.

“Kjo çështje është e qartë, shpresoj që drejtësia e re të japë rezultat. Ajo që di unë s’kam për të hequr dorë kurrë 10 vite sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumenta dhe vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje.

Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarët e tyre të cilët kanë përvetësuar një pronë që ka shumë elementë penalë. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi ushtrimi i ndërtimit të paligjshëm. Unë kuptova që punë ishte bërë, kaq mund tu them”, tha Balla.

Në dalje të SPAK, Balla u pyet edhe për ndryshimet në qeveri por zgjodhi të mos komentonte duke thënë: “Po mos ma humbni lajmin për këtë…” dhe u largua.


Lajmi kryesor:

Privatizimi i ish- kompleksit Partizani, PS depoziton në SPAK prova të reja për Sali Berishën dhe familjen e tij! Balla: Kuptova që punë është bërë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?