Privatizimi i ish- kompleksit Partizani, PS depoziton në SPAK prova të reja për Sali Berishën dhe familjen e tij! Balla: Kuptova që punë është bërë

25 Korrik 2022, 12:45| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 17:04

  • Share

"Kuptova që punë është bërë". Kështu deklaroi Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pasi dorëzoi në SPAK prova të reja për Sali Berishën dhe familjen e tij për çështjen e privatizimi të ish kompleksit 'Partizani'. Ndër të tjera theksoi se vlerëson faktin që SPAK ka ecur mirë me hetimet ndërsa në çështje thotë se ka shumë elementë penalë si falsifikimi ushtrimi i ndërtimit të paligjshëm. Balla shtoi se shpreson që drejtësia e re të japë rezultat për këto hetime. Me bindje tha se nuk heq dorë për kallëzimin e tij për Sali Berishën dhe familjarët, për të cilët thotë se kanë përvetësuar një pronë. 

Në dalje të SPAK, Balla u pyet edhe për ndryshimet në qeveri por zgjodhi të mos komentonte duke thënë: “Po mos ma humbni lajmin për këtë…” dhe u largua. Para se të shkonte në SPAK, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaroi se kush mendon se kanë hequr dorë nga akuzat gjatë kohës që ishin në opozitë, e ka shumë gabim.

 “Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund”, shkruan Balla.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Në këtë padi të bërë më herët  nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. SPAK i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha. Në përgjigjen e SPAK thuhet se çështja është nën hetim. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale', pra pastrim parash. 

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Një pronë  me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Në letrën për SPAK Balla ka kërkoi informacion se çfarë është bërë me këtë hetim.

Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes që qëndronte këtu, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Ora 16:15
Depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani, Balla: Kuptova që është bërë punë

 

Kreu i grupit socialist të PS, Taulant Balla ka folur për mediat pasi depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani duke thënë se kuptoi që është bërë punë.

“Kjo çështje është e qartë, shpresoj që drejtësia e re të japë rezultat. Ajo që di unë s’kam për të hequr dorë kurrë 10 vite sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumenta dhe vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje.

Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarët e tyre të cilët kanë përvetësuar një pronë që ka shumë elementë penalë. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi ushtrimi i ndërtimit të paligjshëm. Unë kuptova që punë ishte bërë, kaq mund tu them”, tha Balla.

Në dalje të SPAK, Balla u pyet edhe për ndryshimet në qeveri por zgjodhi të mos komentonte duke thënë: “Po mos ma humbni lajmin për këtë…” dhe u largua.

Ora 14:58
Balla mbërrin në SPAK, do të depozitojë prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani (VIDEO)

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka mbërritur në SPAK për depozituar prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 25/07/2022 18:08

    TE PRISHEN KULLAT QE KA BER SALIU ME DHENDERRIN E TIJ TEK KLUBI PARTIZANI,,,DHE TE PASTROHET KOMPLET FUSHA ,,,NGA NDERTIMET E SHPELAAREVE.....EDHE KAMZA,,PASKUQANI ,,NE KODER SAUK DUHEN SHEMBUR GJITHCKA ,,,CDO GJE ESHTE E SHEMTUAR DHE E BERE PA LEJE....SIPAS TEORISE TE SALIUT TOKE E XANUN....

    Përgjigju
  • emi: 25/07/2022 17:41

    cuditem me SPAKUN. Ne vend qe te pefitonin dhe sapo te hynte taua brenda ta mbanin aty dhe ta lidhnin per 1000 zullumet dhe vjedhjet qe ka bere, keta e lane te ikte... pfff

    Përgjigju
  • Arbërori: 25/07/2022 17:10

    Krimi dhe kriminelët denoncojn krimin. Këta kriminelët modern me në krye Edvin shkjaun shqipfolës dhe Taulant Daçiçin shqipfolës, që kan bler me milarda lek RUBLJA ruse për ta ndihmuar Putinin në luftë kunder Ukrainas nuk ështé gjë… O të verbuar o të mjerë tani ka filluar zhbërja e Shqipëris. Ky ështé pani tradhtar i pështirë i Edvin shkjaut jugu me grekun veriu me serbin e për tu realizuar ky plan duhet luft qytetare vllavrasëse, a thua kush e deshiron këtë ma shumë se serborusia dhe greku…. Edvin shkjau shqipfolës duhet të ik sa më parë së bashku me hordhit e tija tradhtare …! Edvini ka konvertuar dhe ështé i shkruar serb , prandaj edhe ështé shkelje e kushtetueses që ky shkja shqipfolës të vazhdoi si km !

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/07/2022 16:34

    Pëëëf deri ne neveri per shokun tao. Pse? Po kokra deputetit politikan ben edhe prokurorin,edhe hetuesin,edhe specialistin e midhjes e te peshkut,edhe kengetarin e bllokmeneve,te bllokqeneve,te bllokzagareve e kokpalareve. Çrrac e neveritshme,te paftyre jane keta te KLANSEKTIT PS,PD,LSI! ÇFARE JARGESH PREJ QENI TE TERBUAR LESHOJNE BASHKE ME MAKTHIN QE I KA MBERTHYER NGA PAUDHESITE 31 VJEÇARE.

    Përgjigju
  • Fatmir Debil Çafaj: 25/07/2022 14:42

    Do Zoti më në fund mer hak te plaku mere salhe bsjga e përfundon e gjitha si familje në burg. Zoti vonon por kurr nuk haron. Zoti e bekoft Shqiprin.

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 25/07/2022 14:06

    Shpeeeejt ju supaxhinjt e mi, beni komente qe nxisin pesimizem. 1. Sulmoni SPAK-un, dhe ne ate menyre godisni optimizmin te sistemi qe po ngrihet, se pse Saliu ende nuk eshte arrestuar. 2. Beni komente servile ndaj Rames, por aq siperfaqesore dhe pa substance sa lexuesit t’i shpifet ajo qasje. (Kjo metode me pelqen vecanerisht sepse e kopjuam nga turkoshqiptaret qe sillen si neve, dmth si supaxhinj nga Dropulli. S’ka problem se kuptohet qe eshte fushata jone bazuar ne aspektin kohor e fillimit te saj!) Ne kete menyre, per ata qe e besojn, ushqehet urrejtja per shoqerine shqiptare. 3. Shani TE GJITHA grupet politike, duke i vendosur ne te njejten kategori. Mbani fokusin sikur gjoja ju dhemb zemra se si Shqiperia ka vuajtur keto 30 vite, por qellimi i vertet i taktikes eshte te nxitet opinioni qr vendos shenja barazimi PD=LSI=PS. Edhe kjo godet shpresen per nje te ardhme me te mire, dhe nxit emigracionin. 4. Mos harroni te ndryshoni adresen IP kur shkruani me pseudonim tjeter, qe mos t’ju kuptoj stafi i portalit. 5. Kujdes andej nga forumet qe kemi nen kontroll se na keni flliqur duke treguar gabimisht se jeni nga zonat minoritare. Paguajm me mijra euro per keto fushata dhe ju skllever trushplare harroni dhe tregoni te verteten! Po e bet perseri do ju peshtyj te supa! Efharisto!

    Përgjigju
  • Satêr: 25/07/2022 13:24

    BRAVO qeverria! E keni bërë salinë për një lek!....ndërkohë që SPAK merr të pandehur arben ahmetajn me shokë e shoqe,antarë të qeverrisë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?