Politikë

Deputetët e PD të painformuar për kontratën e lobimit/ Hasa: Kishim dijeni. Murrizi: Grupi nuk di gjë

26 Qershor 2018, 14:46| Përditesimi: 26 Qershor 2018, 15:10

  • Share

Partia Demokratike do të vijojë të lobojë në SHBA, edhe pse është ende nën hetim për një kontratë të mëparshme lobimi e cila dyshohet për influenca ruse dhe burime të paqarta financimi. Në 11 qershor,  Lulzim Basha ka firmosur me kompaninë "Sonoran Policy Group" me qendër në Uashington një kontratë të vlefshme për katër muaj. Deri  në 11 tetor 2018 kompania do të paguhet 40 mijë dollarë për një strategji anti-krim.

Report TV pyeti disa deputetët të PD-së nëse kishin dijeni për këtë kontratë të firmosur nga z. Basha dhe nëse kishin dijeni se pse kjo kontratë ishte e nevojshme. Deputetët janë  të ndarë në qëndrime. Disa thonë që grupi parlamentar kishte dijeni, disa jo. Disa nuk duan të flasin për këtë çështje.

Ndërsa disa demokratë thonë se kontrata është e ligjshme, dhe se shqiptarët duhet të jenë krenarë që PD ka aleatë SHBA-në, ndryshe nga Rama që ka drogën dhe krimin.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sula: 26/06/2018 16:07

    PD ka pesu kaq keq me ket material qe ka , si Noka , Balliu dhe Salianji ne shoke , sic thote poplli o kasolle ku na mblodhe

    Përgjigju
  • Hahaaaaaaa: 26/06/2018 16:00

    PD te vetmin aleat ka Bo*en e Vlores.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?