Deputeti Adriatik Alimadhi arriti të mposhte koronavirusin, por akoma po qëndron në ambientet e "Sanatoriumit".
Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar se pas 35 ditëve shtrirë më në fund ka arritur të dalë në dritare. Ai ka falenderuar të gjithë ata që u kujdesën për të dhe të gjithë që e mbështetën në këtë periudhë shumë të vështirë për të.
Në video ai shfaqet duke përshëndetur nga dritarja të afërmit e tij.
"Pas 35 ditësh shtrirë, sot dal pak në dritare për të përshëndetur vajzat, të cilat ndodheshin jashtë Shqiperisë gjatë kësaj situate, familjen, vëllazerinë, fisin, antarët dhe simpatizantët e Ballit Kombëtar kudo që ndodhen dhe të gjithë ata shqiptarë në shtete të ndryshme të botës që janë solidarizuar dhe më kanë mbështetur në këtë kohë shumë të vështirë dhe kritike të jetës sime.
Jam më mirë, falë profesionalizmit, përkushtimit të profesor doktor Perlat Kapisyzi, drejtorit të spitalit Sanatorium, i cili më ka ndjekur nga afër çdo dite në dhomën time, stafin e doktorëve të tij.
Shembull për tu ndjekur nga të gjithë. Në çdo dhomë i shoqeëruar me të gjithë mjekët e spitalit 'Shefqet Ndroqi' Sanatorium. Pa harruar se të Zotit jemi dhe Atij i falemi të gjithë. Ju dua të gjithëve!", ka shkruar ai.
Lajmi kryesor:
'36 ditë tmerri me COVID', deputeti Alimadhi flet për herë të parë: Ky nuk është grip, kam mbajtur 2 tuba oksigjeni! E vuajta edhe psikologjikisht
//ReportTv.al