Deputeti 'donzhuan' largohet nga grupi demokrat: S'merrem me prezantime fiasko papagalli! Kërkon dorëheqjen e Vasilika Hysit (VIDEO)

4 Qershor 2020, 10:07| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 10:40

  • Share

Deputeti i opozitës së re  Kostaq Papa ditën e sotme në fjalën e tij në Kuvend njoftoi se do të largohet nga grupi demokrat, teksa ka kërkuar edhe dorëheqjen e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi me argumentin e si ka censuruar fjalën në të paktën 3 raste. 

“Kam respektuar mënyrën e menaxhimit të seancës nga ana juaj, por edhe kryeministri pranoi në seancën e kaluar një mungesë për fjalën e lirë. Jemi në seancën e parë të muajit qershor, qershori është i Çamërisë. A ka menduar parlamenti shqiptar për të mbajtur një seancë për të çuar përpara çështjen  çame dhe çështjen kombëtare në përgjithësi? Në Shqipëri po mbushen varreza me eshtra qensh dhe nuk kemi një varrezë në Çamëri. Problemi i dytë është harruar interpelanca me ministrin e jashtëm, ai ishte në radhë para ministrit të Brendshëm. E treta duhet të rimarrim inisiativën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

E katërta kërkoj gjetjen e një instrumenti në rregullore për t'iu përgjigjur përpjekjeve teknike të gabuara, për të penguar me teknicitete fjalën e lirë me qëllime dashakeqe deri në antishqiptare  të nënkryetares Vasilika Hysi. Kërkoj procedim nga komisioni i etikës kundër saj dhe dorëheqjen e saj nga drejtimi i seancave. Mund të shihni sekuencat e seancave për shkeljet e saj ndaj meje dhe ndaj të tjerëve. Ajo keqpërdor pozicionin e saj, dorëheqja e saj është e pakët. Ndërkohë, ju njoftoj se e lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. S'kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për b*thëlëpirje”, deklaroi Papa.

Papa do të mbahet mend për fjalimin e tij në Kuvend ku me qëllim për të mbrojtur gratë, fjalori i përdorur i ofendoi më shumë ato. Ai shprehej se se 'kur ai ishte i ri dhe me kaçurrela ka qenë një donzhuan të vërtetë dhe u ofronte fëmrave whiskey dhe jo ujë'. 


Lajmi kryesor:

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Rama akuza opozitës: E ridhunuan për politikë, janë më keq se abuzuesi! Shahini: Dyfishojmë psikologët! Valteri tërhiqet nga dënimi me vdekje


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?