Përdhunimi i 15-vjeçares/ Rama akuza opozitës: E ridhunuan për politikë, janë më keq se abuzuesi! Shahini: Dyfishojmë psikologët! Valteri tërhiqet nga dënimi me vdekje

4 Qershor 2020, 09:04| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 16:53

  • Share

TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama, rasti i 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës, është përdorur politikisht nga opozita për të sulmuar qeverinë, e më specifikisht ministren e Arsimit, Besa Shahini. Duke i cilësuar si "hiena", "mostra" dhe "çakej" Rama i ka dalë në mbrojtjes ministres duke thënë se opozita, edhe pse nuk e përmendi me emër konkretisht, e ka ridhunuar 15-vjeçaren, e ndërsa akuza pasur edhe për disa media të cilat kanë dhënë detaje që kanë çuar në identifikimin e të miturës.  Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë tha se ky është një absurditet dhe që do të ulë numrin e denoncimeve.

"E kanë kthyer vitkimën në një shkop për të dhunuar të tjerët, jeni ridhunues, e keni ridhunuar. Nuk besoj se ata që dhunojnë publikisht ministren e arsimit, një grua dhe që flasin për të drejtat e nënave, e kanë hallin te ajo viktimë. Nuk mund të mbrosh një viktimë, duke abuzuar me një tjetër. Viktima është bërë pacavure dhe jam i bindur se askush nuk ka shkuar që të qajë hapet pa lënë që të merret vesh. (...)Prandaj këto krime janë shumë të vështira për t'u kapur, por nëse kthehen siç është kthyer nga gojtarët e politikës, do kemi zero denoncime, përkundrazi kjo është t'u thuash të gjithë atyre që janë objekt i denoncimeve "mos guxo të denoncosh se do bëhesh personazhi i të gjithë luftërave edhe pse nuk kanë lidhje me ty", tha mes të tjera kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Besa Shahini e ka quajtur si një problem të shoqërisë në tërësi e cila është shumë patriarkale, teksa shtoi se të gjitha vajzat janë ngacmuar seksualisht të paktën njëherë nga djemtë në rrugë, në punë apo kudo tjetër. Për këtë arsye ajo deklaroi se do të dyfishohen psikologët nëpër shkolla, e ndërsa në të njëjtën linjë me kryeministrin, Shahini tha se AMA duhet të marrë masa ndëshkimore ndaj mediave, dhe jo vetëm t'i këshillojë ajo.

"Do dyfishojmë numrin e psikologëve dhe të nisim një fushatë për të drejtat dhe tyre dhe se si mbrohen me ligj, nëse duam të parandalojmë abuzimin duhet që secili nga ne të ndryshojë shoqërinë. Kemi kërkuar nga AMA që të merr masa që kishte zbardhur dëshmitë e të miturit, AMA duhet të vendos gjoba jo të bëjë deklarata. Arsyeja  pse nuk ka denoncime është se do përfundojnë detaje identifikuese në TV", tha Shahini.

Ky rast i abuzimit ka qenë në fokus të kësaj seance, i cili nisi me një propozim ekstrem të deputetit të opozitë së re, Halit Valteri i cili tha se duhet të rikthehet dënimi me vdekje, e që pedofilët duhet të varen me litar në mes të qytetit. Megjithatë, pak orë pas kësaj deklarate, ai u tërhoq duke thënë se ishin fjalë të dala nga shpirti, por tha se është e nevojshme ndërhyrja në Kodin Penal që pedofilët të dënohen me burg përjetë.

Ora 16:38
Përdhunimi i të miturës, deputetja socialiste: Ngjarje barbare e denjë veç për filma horror

Deputetja socialiste Edlira Bode nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër për rastin e përdhunimit të së miturës në Kamëz. “Jashtë temës në rend të ditës, por do të kem padyshim mirëkuptimin e kujtdo nëse prek, në fillim të fjalës sime, shkurtimisht, një tjetër temë. Vetëm para pak ditësh, të gjithë ne u tronditëm pasi mësuam për një ngjarje të denjë për filma horror, fatkeqësisht të ndodhur realisht e të ndodhur në shtëpinë tonë. Një vajzë e vogël, e trajtuar në mënyrë barbare, çnjerëzore nga një monstër (që emër tjetër nuk mund të ketë), teksa shkonte në shkollë; aty ku duhet të merrte dije, të edukohej dhe ku duhet të ishte, mbi të gjitha, e përkujdesur dhe e mbrojtur nga çdo e keqe, nga çdo pabesi. Jam si grua e tmerruar, e indinjuar, e zemëruar deri në dhimbje; jam një nënë që nuk mund të mos mendojë natyrshëm bijën e saj; por fati e solli që të jem edhe një ligjvënëse, ndaj ndjehem keq pasi mendoj se të gjithe ne kemi dështuar ( e në mënyrë të përsëritur, ç’ka është më e keqja), në atë që duhet të ishte detyra dhe misioni ynë numër 1: tutela e fëmijëve tanë.

Kemi folur e folur, kemi bërë ligje jo të ashpra, shumë të ashpra; por me sa duket kjo nuk mjafton. Tashmë nuk ka vend për fjalë. Me veprime konkrete duhet dhe do ta gjejmë mënyrën për të bërë bashkë drejtues, mësues, psikologë e oficerë sigurie, pushtet vendor e qendror, polici e gjykata, por edhe prindër, të afërm, komshinj, të gjithë shoqërinë, vigjilente e të gatshme për të parandaluar tmerre të tilla. Nuk duhet dhe nuk mund të dështojmë përsëri! Duhet ta fillojmë që këtu, duhet ta fillojmë nga vetja, duhet të impenjohemi të gjitha e të gjithë! Jemi në mënyrë konstante përpara publikut, jemi modeli, ndikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimet në shoqërinë tonë.

Për disa, në mënyrë të pafalshme, të jesh deputet nënkupton të dalësh tek kjo foltore, të ligjërosh pse jo, sharje e fyerje të padenja për kë të mundesh, madje, edhe kacafytja me kolegët këtu, hyn tek veprimtaritë normale të deputetit. Të flasësh për ligje JO, kjo nuk është normale. Një deputete që propozon ndryshime nenesh të një ligji të rëndësishëm është aq jonormale sa, nëse ndodh kjo, ajo po përdoret patjetër nga dikush. Falenderoj pa fund koleget për reagimin e menjëhershëm, të njzëshëm, kur dikush në këtë sallë artikuloi një akuzë të tillë në adresën time. Rezultati, në fakt nuk vonoi. Kush e adresoi u detyrua ta tërheqë. Në të njëjtën mënyrë ne duhet të bëhemi zëri i çdo vajze, gruaje, nëne, fëmije të pambrojtur e çdo qytetari të pazëshëm. Nëse e bëjmë këtë dhe e bëjmë të gjitha e të gjithë bashkë, rezultati patjetër që nuk do të vonojë. Personalisht, që në krye të herës, kam zgjedhur të bëj detyrën këtu në Kuvend, dhe të mos shpërdoroj fjalën.

Duke bërë detyrën, në ushtrim të funksionit të deputetit dhe duke zbatuar me përpikmëri rregulloren e Kuvendit kam qenë para disa javësh kur kam vendosur një propozim mbi tryezën e Komisionit të Ligjeve, ndonëse u komentua sikur ta kisha dërguar për botim në fletoren zyrtare. Në fakt, e prezantova me pak fjalë (por uroj dhe besoj të sakta e të mjaftueshme) përpara kolegëve KL; ata e konsultuan me shumë aktorë e faktorë të rëndësishëm, profesionistë të fushës, dhe po me profesionalizëm përgatitën dhe sollën për miratim në seancë plenare një variant shumë më të mirë se propozimi fillestar. Produkti final i miratuar nga të gjithë ne ishte më i miri i mundshëm. Kjo është çfarë ndodh me ligjet në parlament përgjatë kalimit në një zinxhir të gjatë hallkash që plotësojnë njëra-tjetrën. Unë ndjehem mirë që isha, në rastin në fjalë, njëra nga hallkat dhe ja ku jam përsëri përpara jush, pasi jam përsëri një nga hallkat e një tjetër zinxhiri, për një tjetër projektligj" tha ajo.

Ora 14:25
Përdhunimi i të miturës, Rama: Mos e përdorni për politikë, po frenoni denoncimet (VIDEO)

Deputeti Halit Valteri i propozoi kryeministrit të diskutojnë një protokoll për mbrojtjen e fëmijëve në shkolla. "Ne vetëm të jemi budallenj që të themi se ka faj ministrja se roja bëri këtë punë. Por ne duhet të ngremë një komision të hartojë një protokoll për mbrojtjen e të miturve. Cdo shkollë duhet të ketë oficer, mjek dhe psikolog. Të merren dhe të kenë përgjegjësi ligjore, edhe stafi pedagogjik. Gjykatat që kemi kanë liruar ata fëmijët në Kavajë që përdhunuan atë 14-vjeçaren, nuk e ka fajin qeveria, por hajde të bëjmë dicka t'u biem në kokës atyre. Këtë propozim ua kam çuar edhe me SMS, hajde ta shikojmë të bëjmë dicka të mirë" tha Valteri.

Por kryeministri Edi Rama, deputetit Valteri dhe të tjerëve u kërkoi që të jenë shumë të kujdesshëm me fjalët në Kuvend, pasi shkojnë shkallë-shkallë poshtë deri te fëmijët. Referuar rastit të vajzës së mitur, kreu i qeverisë kërkoi që të mos përdoret për politikë, pasi do të frenohen denoncimet e rasteve të ngjashme.

"Miku im, dënimi me vdekje nuk e the ti, iu referova shumëkujt, ato që thua janë nuk ekzistojnë, por po ta them ty, atë që unë dua të them, kam dëgjuar kur flet dhe thua 'vazhdoni vidhni, ju jeni hajdutë'. Tani cfarë mendon një fëmijë kur të dëgjon ty që nuk je vetëm, më i miri nga poshtë në kategorinë e tyre, që i thotë dhe cfarë do të mendoje si prind, kur mësuesja të thotë cuni jot i tha gjithë klasës jeni hajdut. Do i thoshe bravo e bëri si babai?! Këtu fillon te shembulli i komunikimit.

Nuk mendoj se diskush që më thotë mua gomar po bën ndonjë krim, gomar është opinion i shprehur në mënyrë të vrazhdë, mund të merret edhe si fyerje. Por nuk ka problem, por nëse unë që jam përpjekur që të jem i ashpër kur ka qenë nevoja do të thosha, edhe Sali Berishës ti je hajdut, kriminel, vrasës, do të më vinte zor nga vetja. Nuk më kujtohet të më ketë shpëtuar një gjë e tillë e drejtpërdrejt, sepse është kulmi i shkeljes mbi prindërit, gjyshen, dhe mësuesen time. Se kur arrin këtu nuk ke më argumente. Imagjinoni si shkon deri te kalamajtë poshtë shkallë-shkallë.

Kur i bëjmë këto duhet të mendojmë dhe nëse e shikojmë fjalorin vulgar me 32 fjalë shqip. Të gjithë ata janë bashkëfajtor të thyerjes së kockave të asaj viktimës. Nëse njërit nga ata që bëjnë llapa llapa do ti kishte ndodhur do të thoshte që të mos merrej njeri me fëmijën e tij. Mendoni fillimisht si prind, pastaj si dajë, xhaxha, apo etj. Ajo e shkreta ka një dhimbje të pangushëllueshme, por mënyra si përdoret e shkatërron atë dhe të tjerat që mund të jenë si ajo në këto kushte. Dhe duke dëgjuar këtë thonë nuk do të flasim, por do të flas veten" tha Rama.

Ora 14:10
Përdhunimi i 15-vjeçares/ Rama: Hienat, mostrat e çakejt e përdorën të miturën për t'i rënë të tjerëve, e keni ridhunuar! Jeni më keq se abuzuesi

Kryeministri Eid Rama ka qenë i ashpër në fjalimin e tij në Kuvend për rastin e përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës. Ai ka hedhur akuza nga opozitës dhe mediat, sipas së cilëve kanë ridhunuar të miturën duke e përdorur atë për sulme politike ndaj ministres Besa Shahini apo duke dhënë detaje mbi këtë ngjarje.

"Është fatkeqësi që të shohësh njerëz qe kanë një mikrofon, që mund të thonë fjalën e tyre pavarësisht se kush janë dhe që e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për topat e tyre. Është diçka që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ndodh në Shqipëri. "Më ruani anonimitetin", e marrin dhe e përplasin mur më mur sic përplasen oktapodët kur nxirren që i bëjnë petë fare. Është kanibalizëm, psudointeelektuar, pseudonjerëzor. Fatkeqësi një viktimë përdoret në këtë farë feje, me apo pa vetëdije. Nuk kam dyshim që disa prej atyre që folën vuajnë në të vërtetë. E kanë kthyer  vitkimën në një shkop për të dhunuar të tjerët, jeni ridhunues, e keni ridhunuar. Nuk besoj se ata që dhunojnë publikisht ministren e arsimit, një grua dhe që flasin për të drejtat e nënave, e kanë hallin te ajo viktimë. Nuk mund të mbrosh një viktimë, duke abuzuar me një tjetër. Viktima është bërë pacavure dhe jam i bindur se askush nuk ka shkuar që të qajë hapet pa lënë që të merret vesh. Me paturpësinë më të madhe, lloj lloj hienash e mostrash e kanë sulmuar ministren, duan që ministrja e arsimit të merret me rasin konkret në publik, apo që ministria të marrë masat, por i ka marrë. Ka qenë një numër rastesh, abuzues janë prindër për fatkeq ose shumë të afërt. Prandaj këto krime janë shumë të vështira për t'u kapur, por nëse kthehen siç është kthyer nga gojtarët e politikës, do kemi zero denoncime, përkundrazi kjo është t'u thuash të gjithë atyre që janë objekt i denoncimeve "mos guxo të denoncosh se do bëhesh personazhi i të gjithë luftërave edhe pse nuk kanë lidhje me ty". Dhe nuk është rasti për t'u kujtuar për viktimat, po se ca bëjmë ne këtu përditë, përdoren të gjitha fjalët fyese ndaj njëri-tjetrit. Duke e dhunuar pa asnjë rrëzë cdo dhunues, unë po iu them kush përdor mikrofonin në këtë vend në cdo lloj niveli, për të dhënë fjalët më të ulëta, për të ofenduar, shpifur apo shantazhin pa pikë turpi është më keq se ai përdhunuesi atje, se ai është mostër që nuk e ka pasur në jetë shansin që të ketë rrugën, karrierën, mundësitë financiare dhe njerëzore për të qenë këtu ku jemi ne apo apo që bëjë "gërr gër gërr" apo ato që rrinë shtrirë në darka, duke jetuar me gjoba e kërcime për të na gjykuar ne. Ai është një qenie nuk meriton, ndërsa të gjitha ata me kostum e karvatë dhe "Versaqe" bëjnë gjyqin moral dhe ua kanë mësuar djemve dhe vajzave se fjala e ndryrë është opozitar, se dalja nga institucionet është për të mirën e Shqipërisë janë shumë më keq dhe shumë më të neveritshëm se si. Se të refuzosh dhunën dhe të bësh parada për dhunën është elementare, por nëse vërtetë nuk do që të përsëritet e para mos përsërit ti, atë që shikon nga mësuesit apo pedagogët të moralit të sjelljes dhe refuzo ti. S'kam parë unë ndonjërin të dalë në para kur janë përdhunuar me gojë gratë këtu, se politikanët janë të gjithë njësoj. Se Besa Shahini s'është nën, gruaja apo fëmija e dikujt, por është një nga ata mostrat sipas jush. Dhe kjo shkon poshtë dhe fëmijët që para ekranit janë të detyruar që t'u vijnë britmat  e sharjes të marrin mësim, do të bëhesh deputet, bëj si këta se si shembull jemi. Shko në klasë si këta, mos pyet se aty ka vajza dhe të gjitha janë zinxhir. Ne duhet të na vijë turp nëse vërtetë ajo që ndodhi na prek, ne dhe kur them ne nuk them ne që jemi këtu, por të gjithë ata që kanë mundësinë që të kenë përpara një kamer të ndezur. Nëse nuk na vjen tup ne thjesht dhe vetëm marrim pjesë në ridhunimin publik të një të miture dhe përgatisim dënimet e ardhshme duke ngushtuar hapësirën e denoncimeve", tha Rama.

Ora 12:12
'Të rikthehet dënimi me vdekje'/ Tërhiqet Valteri: Më doli nga shpirti! Të ndryshojmë Kodin, burg përjetë për pedofilët (VIDEO)

Deputeti Halit Valteri është tërhequr deklarata e tij ku tha se duhet të rikthehet dënimi me vdekje që pedofilët të varen në mes të qytetit. Ai shtoi se kjo deklaratë i ka dalë nga shpirti, por duke qenë se një gjë e tillë është e pamundur, të dënohen përjetë.

"Më doli nga shpirti, se ndoshta nuk bëhet. Hajde t'i dënojmë për jetë, të ndryshojmë kodin Penal, ne duhet ta parandalojmë", tha Valteri.

Ora 12:08
Përdhunimi i 15-vjeçares/ Shahini: Hetim OJF-ve me financim nga shteti! Dyfishim të psikologëve në shkolla! AMA të gjobisë mediat, jo t'i këshillojë (VIDEO)

Abuzimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës ka qenë në fokus të deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila ka deklaruar se do të nis një hetim ndaj OJF-ve që paguehn me taksat e shtetit duke thënë se kanë qenë në dijeni të rasteve, por nuk kanë raportuar në organet kompetente. Në fjalën e saj në Kuvend, Shahini ka prezantuar masat e marra nga ministria lidhur me këtë ngjarje, teksa ka bërë fajtore edhe shoqërinë, por dhe median sipas së cilëve janë fajtor që ka as pak raste denoncimi. Shahini ka theksuar se për shkak se abuzimet janë brenda rretheve të ngushta familjare e ka bërë më të vështirë punën për identifikimin e këtyre rasteve.

"Të punojmë për të forcuar të gjithë zinxhirin. Jam shumë e trishtuar për të gjitha rastet që nuk janë parandaluar. Do jap disa fakte për këtë realitet të hidhur për shkak të keqraportimit mediatitk. Nga janari 2019 strukturat janë njohur me disa raste, mbi 11 raste të abuzimit të familjarëve nga fëmijët. Gjysma e rasteve janë denoncuar nga stafi arsimor. Të gjitha këto raste kanë një gjë të përbashkët, të gjithë abuzuesit kanë qenë persona të aftët, babai, vëllai, kushëriri, stafi i shkollës apo nxënës dhe është ky fakt që i bën shumë të vështirë daljen në dritë të këtyre rasteve. Hetim  thelluar në shkollë, për të parandaluar një gjë të tillë dhe shërbim psikocial. Për rastet kur abuzuesi kanë qenë në familje, janë marra ndëshkimore nga organet e drejtësisë. kodi Penal është i qartë, por është e qartë që kjo nuk mjafton. Abuzimi po ndodh në një kontest të një patriakalizmi të thelë ku gratë dhe vajzat objektifikohen, më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht në rrugë në punë apo në shkollë, me qëllim të të ofenduar, dhe përkundër faktit që ngacmimi seksual është i dënueshëm deri në 7 vite burg, prap kjo praktikë vijon nga burrat dhe mosraportimin nga gratë. "Krim pasioni", e keni dëgjuar? Sepse nëse vritet një burrë ky është krim i rëndë, nëse vritet një grua është krim pasioni dhe shoqëria bën fajtore gruan, dhe kështu lehtësohen rrethanat e vrasjes në sytë e shoqërisë, edhe pse mund të dënohen me burg. As sot dhe as dje dhe as kurrë ministria e arsimit nuk do të prononcohet në rastet individuale të abuzimit, se kjo do të sillte identifikimin e tyre, do të flasim për fenomeni, do marrim masa ndëshkuese, do kujdesemi për fëmijën. Ndërprisni daljen në media me informacion që i identifikojnë ato. OJF-të janë në dijeni për rastet që denoncohen, por informacionet nuk shkojnë te organet e policisë. Hetim për OJF që paguhen nga buxheti i shteti për mbrojtën e fëmijëve. Urdhi i psikologjut të japë informacione për trajtimin e psikologëve, u kemi dërguar bashkive kritereve që duhet të plotësojnë rojet dhe sanitare. Stafi duhet të jetë me integritet. Kemi kërkuar nga AMA që të merr masa që kishte zbadhur dëshmitë e të miturit, AMA duhet të vendos gjoba jo të bëjë deklarata. Arsyeja  pse nuk ka denoncime është se do përfundojnë detaje identifikuese në TV. Do dyfishojmë numrin e psikologëve dhe të nisim një fushatë për të drejtat dhe tyre dhe se si mbrohen me ligj, nëse duam të parandalojmë abuzimin duhet që secili nga ne të ndryshojë shoqërinë", tha Shahini.

Ora 11:33
Deputetët harrojnë COVID-in, injorojnë maskat dhe dorezat në Kuvend (FOTO)

Sot është mbledhur sërish Kuvendi i Shqipërisë. Zyra e shtypit të Legjislativit njoftoi dje se seanca e sotme do të ishte me të njëjtat masa si të kaluarat, pra deputetët të ishin të pajisur me maska e doreza dhe në respektim të masave anti-COVID, ndërsa gazetarët nuk lejohen në sallë, madje as në oborr. Por atë që presupozohet që të duhet të zbatojnë të parët rregullat i shkelin. Në pamjet që sjell Report Tv deputetët shfaqen pa maska dhe doreza. Vetëm një numër i vogël prej deputetëve në sallë kanë vendosur maskën, ndërsa shuma dërrmuese i kanë injoruar.

Ora 10:14
Përdhunimi i 15 - vjeçares nga roja/ Deputeti i opozitës së re: Të rikthehet dënimi me vdekje, pedofilët të varen në mes të qytetit! Ruçi: Nuk e zgjidh kjo (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka propozuar rikthimin me vdekje për pedofilët. Në fjalën e tij në Kuvend, ai u kërkoi deputetëve që ta sanksionojnë me ligj dënimin me vdekje.

"Kemi parë një nismë që është marrë nga zonjat kolege dhe është për manifestimin në orën 16:00 për fëmijërinë e vjedhur. I bëj thirrje zotit Balla, kush është pedofil të varet në mes të qytetit, ta rikthejmë dënimin me vdekje, se këta maskarenj nuk e meritojnë të jetojnë por të zhduket nga faqja e dheut", tha Valteri.

Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se "kjo nuk është një zgjidhje". "Lidhur me atë që thatë për nënkryetaren nuk ndaj të njëjtin mendim, por është e drejta jote nëse ke vërejtje për mua apo zëvendësen, rregullorja është e qartë drejtoju institucioneve të parlamentit të marrin masa nëse e shohin të arsyeshme. Sa per ikjen nga grupi është e drejta juaj ku të futeni ku të dilni", tha Ruçi.

Ora 10:07
Deputeti 'donzhuan' largohet nga grupi demokrat: S'merrem me prezantime fiasko papagalli! Kërkon dorëheqjen e Vasilika Hysit (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re  Kostaq Papa ditën e sotme në fjalën e tij në Kuvend njoftoi se do të largohet nga grupi demokrat, teksa ka kërkuar edhe dorëheqjen e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi me argumentin e si ka censuruar fjalën në të paktën 3 raste. 

“Kam respektuar mënyrën e menaxhimit të seancës nga ana juaj, por edhe kryeministri pranoi në seancën e kaluar një mungesë për fjalën e lirë. Jemi në seancën e parë të muajit qershor, qershori është i Çamërisë. A ka menduar parlamenti shqiptar për të mbajtur një seancë për të çuar përpara çështjen  çame dhe çështjen kombëtare në përgjithësi? Në Shqipëri po mbushen varreza me eshtra qensh dhe nuk kemi një varrezë në Çamëri. Problemi i dytë është harruar interpelanca me ministrin e jashtëm, ai ishte në radhë para ministrit të Brendshëm. E treta duhet të rimarrim inisiativën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

E katërta kërkoj gjetjen e një instrumenti në rregullore për t'iu përgjigjur përpjekjeve teknike të gabuara, për të penguar me teknicitete fjalën e lirë me qëllime dashakeqe deri në antishqiptare  të nënkryetares Vasilika Hysi. Kërkoj procedim nga komisioni i etikës kundër saj dhe dorëheqjen e saj nga drejtimi i seancave. Mund të shihni sekuencat e seancave për shkeljet e saj ndaj meje dhe ndaj të tjerëve. Ajo keqpërdor pozicionin e saj, dorëheqja e saj është e pakët. Ndërkohë, ju njoftoj se e lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. S'kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për b*thëlëpirje”, deklaroi Papa.

Papa do të mbahet mend për fjalimin e tij në Kuvend ku me qëllim për të mbrojtur gratë, fjalori i përdorur i ofendoi më shumë ato. Ai shprehej se se 'kur ai ishte i ri dhe me kaçurrela ka qenë një donzhuan të vërtetë dhe u ofronte fëmrave whiskey dhe jo ujë'. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zani: 05/06/2020 01:09

    Kush vret ose perdhunon te varet ne mes te qytetit,,asnje meshire,,shtypini si morrat,,sy per sy e dhemb per dhemb...

    Përgjigju
  • Siguria: 05/06/2020 01:08

    Shkarko ministren e arsimit o kryeminister shkerdhate ,,dhe pusho te gjithe rojet nga shkollat,,nuk ka nevoje per roje shkolla,,,,biles prinderit ti rrahin kets plehra,,,ose te mos dergojne fare ne shkolle femijet,,derisa te largohen keto roje,,dhe te patrulloje policia...

    Përgjigju
  • Ilir: 04/06/2020 22:35

    Po ato 8 plehrat qe i liruat ??? Edhe ato duhet te kalben ne burg

    Përgjigju
  • Korca: 04/06/2020 16:14

    Ministre idiote, qe sdi te flase shqip.

    Përgjigju
  • nIKU: 04/06/2020 11:26

    Po çfare denimi me vdekje, o deputet, shko shif statistikat ne SHBA per ato shtete qe kane denim me vdekje dhe kupton qe nuk funksionon si parandalues. Pastaj, me keto polici e gjykata qe kemi ne, te le tjetri ADN-ne tende ne vendndgjarje (cigare a dicka) edhe e ha kot tjetri. Thellohuni pak para se te jepni mendime kafeneje te lagjes.

    Përgjigju
    • Zani: 04/06/2020 13:02

      O niku, ti ke te drejtë vlla, po keta halabaket flasin me b**he e jo me goje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?