Politikë

I dërguari i CDU-së nga çelja e fushatës së Bashës: Duan të pengojnë punën e SPAK, por ne nuk do ta lejojmë këtë

12 Prill, 12:05| Përditesimi: 12 Prill, 12:31

  • Share

 

Hans-Joachim Falenski, këshilltar i zëdhënësit të CDU-së në Bundestag për çështjet europiane, ka dhënë disa mesazhe ditën e sotme në hapjen e fushatës zgjedhore të Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën.

Në fjalën e tij Falenski theksoi mbështetjen e CDU-së për SPAK-un dhe dënoi përpjekjet për të penguar drejtësinë, përfshirë dhe iniciativën për amnisti.

Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një politikë moderne që vendos në qendër qytetarin, dhe këtë vizion e gjen tek Koalicioni Euroatlantik:

“Unë i gjej këto forca këtu, ju, luftëtarët e Koalicionit Euroatlantik. Luftëtarë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës me mjetet e ligjit dhe demokracisë.”Dhe ky zgjim thotë: Mjaft më me korrupsionin! Mjaft më me pasurimin personal! Mjaft më me nepotizmin! Mjaft më me kaosin ekonomik!

Ajo që i duhet Shqipërisë sot më shumë se kurrë, janë forca politike moderne, që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë moderne.

Dhe unë i gjej këto forca këtu në këtë sallë – ju, luftëtarët e Koalicionit Euroatlantik. Luftëtarë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës me mjetet e ligjit dhe demokracisë.

Shqipëria nuk është në vendin ku mund të kishte qenë tashmë në rrugën e saj drejt BE-së, sepse qeveria shqiptare nuk ka vullnetin politik ose aftësinë për të zgjidhur detyrat e caktuara.

Shqipëria nuk është aty ku mund të kishte qenë tashmë, sepse forcat që dëshirojnë dhe mund të çojnë vendin përpara në drejtim të BE-së, janë penguar!

Për ta thënë qartë: ne, qeveria e udhëhequr nga CDU/CSU, duam që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE!

Lufta kundër korrupsionit: Po, ka pasur përparime në këtë fushë. Por kjo është arritur vetëm përmes punës së mirë të Struktures se Posacme Antikorrupsion SPAK – përkundër kundërshtimit nga qeveria dhe parlamenti! Për shembull, përmes ligjit të amnistisë ka pasur një kthim mbrapa të rëndësishëm, duke çliruar 40 persona të dënuar per korrupsion dhe duke ulur dënimin për 65 të tjerë. Dhe përpjekjet nga qeveria dhe parlamenti për të penguar punën e suksesshme të SPAK-ut po shtohen. Ne nuk do ta lejojmë këtë! Kjo do të hasë në kundërshtimin tonë më të ashpër!"-ka thënë Falenski. 


Lajmi kryesor:

Lulzim Basha hap fushatën: Rama ka gjysmën e shokëve tek 313! I dërguari i CDU: Po shtohen përpjekjet për të penguar punën e SPAK


H.K/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?