Deputeti i PD-së, Dash Sula ka hedhur akuza se i riu Ilvi Meta nuk ka vrarë veten, por ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.
“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 28 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur”, ka deklaruar Sula.
Lajmi kryesor:
I arrestuar për vjedhje, 31-vjeçari var veten me lidhësen e këpucëve brenda komisariatit në Kavajë! Babai: Polici qensh! Deputeti i PD: S'u vetëvra, u rrah barbarisht nga efektivët
B.K./ReportTv.al