Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Likaj ka deklaruar se shoferit të tij i është marrë patenta pasi ka bërë një parakalim të gabuar, e këtë shkelje e ka justifikuar se kishte hallë. Mirëpo kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi tha se qëllimi është ky, që Kodi të jetë i barabartë për të gjithë.
Deputeti i PD, Ramadan Likaj: Para 2 muajsh makina ime në Fushë u Krujë u bllokua. Policia rrugore i merr patentën. Unë flas vetë me policinë rrugore, përgjigja ishte se ne s’kemi asnjëlloj mundësie, por lidhur me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve. Makina është e deputetit, ka të gjitha kërkesat, parakalim i gabuar ishte shkelja...I nisa të gjitha të dhënat drejtorit të rrugëve dhe dënohet shoferi im me 10 muaj. Është e turpshme kjo! Unë dhe në këtë moment besoj e shpresoj të mos jetë veprim politikë. Është absurde. Nuk duhet të keqkuptohen. Kur ti paraqet një hall apo problem familjar... Kur na ndodh ne, çfarë ndodh me qytetarët, nëse nuk saktësohen disa detaje… Duhet të qartësojmë ndarjet, mos t’i lëmë gjërat evazive, që qytetarët të mos bien pre e abuzimeve.
Arben Pëllumbi: Qëllimi i kodit është që para tij të jemi të barabartë të gjithë. Të sigurojmë jetën të parën. Parakalimin e gabuar mund ta bëjë kushdo, sjell shqetësim dhe pasoja të tjera më të rënda.
Lajmi kryesor:
Kodi Rrugor mbetet rrugëve, PD ‘tërhiqet’ nga konsensusi: S’votojmë pa kaluar te Ligjet! Rritet afati i kamatovonesës nga 5 në 15 ditë, 50% ulje gjobe
B.K.//ReportTv.al