Kodi Rrugor mbetet rrugëve, PD ‘tërhiqet’ nga konsensusi: S’votojmë pa kaluar te Ligjet! Rritet afati i kamatovonesës nga 5 në 15 ditë, 50% ulje gjobe

20 Dhjetor 2022, 11:12| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 16:20

  • Share

TIRANW- Dështon për çështje procedurale kalimi në kuvend i ndryshimeve ligjore të dakordësuara mes PD e PS në Kodin Rrugor. Pavarësisht dakordësisë nen për nen, palët nuk e kanë votuar në tërësi ligjin, duke lënë kalimin në seancë plenare në janar 2023. Për deputetin Helidon Bushati ndryshimet duhet të kalojnë për mendim edhe te Komisioni i Ligjeve, por kërkesa nuk u pranua nga kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi.

“Në këo kushte, ne tërhiqemi, nuk e votojmë”, tha Helidon Bushati.

Ndryshimet ligjore, të cilat u votuan nen për nen parashikojnë rritjen e afatit të pagesë së gjobës pa kamatvonesë nga 5, që është aktualisht në 15 ditë si dhe përftohet 50% ulje të vlerës së gjobës

“Numri i posteve në të gjitha rrugët duhet të jetë minimum 50% pa pagesë. Për të mos lënë hapësira që pushteti vendor i kujtdo krahu qoftë, të mos abuzojë, por ta sanksionojmë me kod. Mos themi me zona, por me rrugë, pasi me zona, pasi do ndodhi që në qendër të qytetit do jetë me pagesë dhe pjesa skajore do jetë pa pagesë, aty ku ka interes publiku pra bëhet me pagesë, jo! Tani dhe të ndahet me rrugë, gjysma e rrugës me pagesë, gjysma pa pagesë. Marrim një rrugë në Tiranë, që ka 100% rrugë me pagesë, jo ne e lëmë 50 me 50%, Nga bashkia s’kemi patur ndonjë shkresë apo reagim për ta kundërshtuar…”, u shpreh Gështenja.

 

Po ashtu në Kodin Rrugor ndryshojnë dhe rregullat për postoblloqet, të cilat nuk mund të ndalojnë automjete pa evidentuar shkelje konkrete. Partia Demokratike kërkoi heqjen e postblloqeve në rrugë me argumentin se janë abusive, por për socialistët kjo mbetet një tagër i Policisë rrugore.

Lefter Gështenja: Të hiqet postoblloku i policisë!

Arben Pëllumbi: Ne s’vendosim këtu se kur e si i vendos postoblloqet.

Pjesë nga debati
Lefter Gështenja: Numri i posteve në të gjitha rrugët duhet të jetë minimum 50% pa pagesë. Për të mos lënë hapësira që pushteti vendor ikujtdo krahu qoftë, të mos abuzojë, por ta sanksionojmë me kod.

Mos themi me zona, por me rrugë, pasi me zona, pasi do ndodhi që në qendër të qytetit do jetë me pagesë dhe pjesa skajore do jetë pa pagesë, aty ku ka interes publiku pra bëhet me pagesë, jo! Tani dhe të ndahet me rrugë, gjysma e rrugës me pagesë, gjysma pa pagesë. Marrim një rrugë në Tiranë, që ka 100% rrugë me pagesë, jo ne e lëmë 50 me 50%, Nga bashkia s’kemi patur ndonjë shkresë apo reagim për ta kundërshtuar…

Arben Pëllumbi: Unë e kam marrë një opinion në bazë të tekstit original, kemi bërë këtë arsyetim dhe këtu, Bashkia ka dhënë dakortësi, nëse bëjmë këtë gjë, do kemi rrugë të tilla, do na stacionohen makinat. Bëmë dhe diskutimin, që u shërbejnë me shumë… Kam hall se mos na krijon më shumë probleme, se lehtësira.

Baftjar Zeqaj: Nuk besoj se asnjë qytet tjetër të plotësoj 10% me pagesë. Nuk është asnjëlloj problem, në Fier para 5- 6 vitesh, 97% ishte pa pagesë. Qytetet e tjera jashtë Tiranës, se besoj se kapin 10% të Tiranës. Nuk është ky një shqetësim shumë i madh, s’kemi pse e diskutojmë, s’ka problem, nuk është shqetësim. S’kam informacion zyrtar, por jam i sigurt që dhe Tirana 30-40% me pagesë. Unë jam për blloqe, të mos hymë kaq thellë te rruga. Nuk është shqetësim parkimi në vendin tonë, por rregulli! Të mos krijohet kauzë, të mos ngelet një makinë e parkuar aty se është e prishur dhe s’po gjendet pjesa që duhet zëvendësuar…

Blendi Gonxhja: Rruga e Kavajës nis në qendër dhe vijon deri pas Kombinatit.. Si do e ndajmë me segmente, kryqëzime, pastaj duhet të hynim dhe te koncepti rrugë.

Lefter Gështenja: Ne po diskutojmë për diçka, që është njësoj e matëshme, kjo është lehtësisht e matshme. Të mënjanojmë abuzimin nga bashkitë. Ta kenë me rrugë të ndarë.

Arben Pëllumbi: Dhe me rrugë nuk e zgjidh këtë gjë. Sepse i bije që rruga e Kavajës shkon nga qendra te 21 dhjetori me pagesë, nga 21 dhjetori deri tek Ura e Lanës te pallati me shigjeta pa pagesë, nuk na bije me sens.

Bushati i PD: Si zgjidhet teknikisht problem kur dikush lë makinën aty dhe nuk e lëviz për një kohë shumë të gjatë?

Blendi Gonxhja: Për mjetet që stacionohen për një kohë të gjatë, ne i heqim me karrotrecë. Kemi aplikuar heqjen e targave përpara disa kohëve, ndërsa tani nuk po aplikohet më. Heqja e këtyre mjeteve që zënë hapësirat publike, ka raste që u shfrynë gomat apo që drejtuesi, pronari ka ikur jashtë vendit.

Deputet i PD, Flamur Hoxha: Rrugë apo zonë janë krejtësisht të ndryshme. Unë mendoj se Nocioni rrugë është me racionale dhe duhet t’ja lëmë më pas këshillit bashkiak që marrin vendim.

Fadil Nasufi, PS: Vullneti i palëve është pozitiv, por po na merr kohë. Nocioni rrugë lidhet me zonën ku udhëton mjeti, Nocioni parkim, është hapësira ku ndalon mjetet. Qendrat janë drejt mundësisë së zgjidhjes me pagesë, apo abonimit nga bizneset. Prandaj për të gjetur një konsensusin. Të mbetet dhe zona dhe rrugë.

Laert Duraj, PS: Flasim për Tiranën se këtu është problem. Propozimi i Deputetit Gështenja i përzien këto. Dhe mjetet mund të parkojnë përpara bizneseve dhe prishin dhe punë në thelb. Thjesht do prishim ekuilibrat e bizneseve para dhe pas. Ne s’ja lehtësojmë jetën qytetareve.

Arben Pëllumbi: Propozim rrugë ose zona...

Xhelal Mziu: E bëjmë nocionin rrugë kryesore… Unë kam një shqetësim tjetër që në çdo rrugë, policët presin që një makinë të ndaloj qoftë dhe 1 minutë për të blerë diçka në një furrë buke, farmaci, apo ushqimore dhe menjëherë policia bashkiake vendos masë administrative. Është absurd që në 2 minuta kohë, ti duhet të marrësh 3 000 lekë gjobë, që ty të duhet tetë orë rrugë.

Ora 13:42
Ndryshimet në Kodin Rrugor, 'Veprimtaria Prodhuese' jep dritën jeshile për gjobat: Shkelësit që i paguajnë brenda 15 ditësh, përfitojnë 50% ulje

 

Komisioni i Veprimtarisë ka dhënë dritën jeshile që gjobat që paguhen brenda 15 ditëve (nga 5 që rezulton sot) nga shkelësi do jenë pa kamatvonesë dhe me 50% ulje (nga 20% ulje që është sot). Pritet votimi i ligjit në tërësi, por PD është shprehur kundër duke thënë se nuk mund të votojnë pa patur mendimin e Komisionit të Ligjeve.

“Te pjesa procedurale, kalendari i punimeve 22 nëntor 23 dhjetor, u parashikua që propozimet të kalojnë dhe te Ligjet. Kjo duket qartësisht në pikën 37. Dhe në këto kushte, pa ardhur miratimi i komisionit të ligjeve, ne sduhet ta votojmë këtë. Për efekt procedural”, tha Bushati.

“Ligjet na kanë thënë që ndrysimet e porpozuara nga PD janë trajtuar si amendamende, dhe për këtë pr ligj komisioni i ligjeve është shprehur. Ne I bëmë të gjitha ndryshimet nene per nen dhe ne e kemi thënë fjalën tonë. "Ligjet per mendim jane, sugjerime. Ato i kanë dhënë njëherë”, tha Pëllumbi.

“Në programin e punës është pika që dueht të flsain te komisioni i ligjeve, prandaj PD nuk voton në tërësi ligjin, pa ardhur mendimi i komisionit të ligjeve”, tha Bushati.

Ora 11:32
VIDEO/ Deputeti i PD: Shoferi im bëri parakalim të gabuar dhe iu mor patenta, por ne kishim hall! Pëllumbi: Kodi është i njëjtë për të gjithë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Likaj ka deklaruar se shoferit të tij i është marrë patenta pasi ka bërë një parakalim të gabuar, e këtë shkelje e ka justifikuar se kishte hallë. Mirëpo kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi tha se qëllimi është ky, që Kodi të jetë i barabartë për të gjithë.

Deputeti i PD, Ramadan Likaj: Para 2 muajsh makina ime në Fushë u Krujë u bllokua. Policia rrugore i merr patentën. Unë flas vetë me policinë rrugore, përgjigja ishte se ne s’kemi asnjëlloj mundësie, por lidhur me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve. Makina është e deputetit, ka të gjitha kërkesat, parakalim i gabuar ishte shkelja...I nisa të gjitha të dhënat drejtorit të rrugëve dhe dënohet shoferi im me 10 muaj. Është e turpshme  kjo! Unë dhe në këtë moment besoj e  shpresoj të mos jetë veprim politikë. Është absurde. Nuk duhet të keqkuptohen. Kur ti paraqet një hall apo problem familjar... Kur na ndodh ne, çfarë ndodh me qytetarët, nëse nuk saktësohen disa detaje… Duhet të qartësojmë ndarjet, mos t’i lëmë gjërat evazive, që qytetarët të mos bien pre e abuzimeve.

Arben Pëllumbi: Qëllimi i kodit është që para tij të jemi të barabartë të gjithë. Të sigurojmë jetën të parën. Parakalimin e gabuar mund ta bëjë kushdo, sjell shqetësim dhe pasoja të tjera më të rënda.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KALESHI MERSEPES: 20/12/2022 13:43

    Shikoni o Shqiptar se çfar turpi është Shqipria ky maloku trash thot un Ramadan Öikja komplet IDJOT kam të drejt të shkel regullat e qarkullimit se jam Zoti vet. A e kuptoni o Shqiptar çfar i ka bër kryemaloku Sali Bajga Shqipris duke vën njërëz të till deputet ! Pra ky idjot i lindur thot un mund të bëj çfar të dua se jam deputet. E imagjinoni ktë njeri të punoi nëtë mirën e Shqiptarve ? ? ? Ky i shkrin Shqiptarët i çkombtarizon siç bëri Wc Sali maloku. Vazhdoni e votoni kshu monstrash o Shqiptar se do i shifni hajrin kti lloi jashqitjesh.

    Përgjigju
  • Loku: 20/12/2022 13:38

    Zoti Pellumbi!nerastese ligji esht per gjith njesoj! atehere pse ligji qe ti thua, eshte per gjith njesoj, po kriminelet ,gangsteret, te fortet a nuk hyne ne kete ligj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?