Në hetim pasuror, deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK për herë të tretë, denoncon para gazetarëve kallëzuesin që e solli në Prokurorinë e Posaçme

15 Nëntor, 13:02| Përditesimi: 15 Nëntor, 16:01

  • Share

TIRANË - Deputeti i PD-së Asllan Dogjani u paraqit për herë të tretë në Prokurorinë e Posaçme. Në hyrje të SPAK, Dogjani u ka thënë gazetarëve se po hyn që të marrë disa akte. Pas daljes ai mbajti një prononcin me gazetarët, teksa u shpreh se është thirrur për një shtëpi për mosdeklarim pasurie.

“Kjo është nevojtorja që gjoja banonte dikush që e përdori për tualet për punonjësit. Veliaj e shtroi dhe e bëri me pllaka, një pasuri publike.  Kadastra, pasi është ndërruar drejtori ka anuluar legalizimin, kufizon për 99 vjet pronën. Vij në SPAK se denoncoj korrupsionin dhe ai mashtruesi vijon duke e përdorur pasurinë publike kopshtin dhe pjesën tjetër të pallatit. Kjo ka qenë pronare e këtij trualli dhe ia ka lejuar bashkisë ta bëjë kopsht publik.
Vendimi i Gjykatës ku një nga pronarët, ka 100 mijë euro që i detyrohet që atëherë për t’ia dhënë. Një tjetër është larguar nga shtëpia dhe tani banon me qira.
Unë jam deputet. Nuk gjej zgjidhje sepse detyrohem se shteti im nuk reagon. Në një vend tjetër nëse një deputet denoncon duhet të ishte tundur shteti ose unë do të dënohesha për kallëzim të rremë”, tha ai.

Deputeti është në hetim pasuror, teksa më 4 nëntor për gati 2 orë Dogjani dha shpjegime për shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në 2006.

Sipas Dogjanit kallëzimi u bë nga ndërtuesi Ilirjan Çelaj, të cilin ai e quan 'zaptues' pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë. 

Këtë ndërtues Dogjani e denoncoi dhe sot para SPAK teksa me të ishin dhe banorët e një pallati të ndërtuar nga Çela, për të cilët thonë se janë grabitur prej tij.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zhelal Mëziu: 15/11/2024 18:12

    O kanaqe eshte nga Veriu ai dhe jo malok jogu. Gega dhe ne vecanti dibra asht krenaria e kombit shqiptare! Kush mendon ndryshe te me rr.k

    Përgjigju
  • Gjergji: 15/11/2024 13:54

    Nuk kam ndonjë simpati per këte Dogjanin, por Lan Çela eshte nje mashtrues i vjeter që nga Tirana, vazhdoi ne Budapest, dhe u kthye si investitor ndertimi ne Tirane. Ne kete rast besoj me shumë malokun Dogjan, se LAN CELEN,Mashtrues klasik.

    Përgjigju
    • Ops: 15/11/2024 17:14

      Dogjani eshte nje nga njezit me familjare dhe njeri i rrespektuar pavarsisht bindjes politike

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?