TIRANË - Për herë të parë pasi u mor i pandehur, deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit në Prokurorinë e Posaçme. Ligjvënësi i PS ishte në SPAK për rreth 4 orë, ndërsa është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tenderë.
Ai u paraqit rreth orës 13:00 në SPAK dhe doli rreth orës 17:00, ndërsa mësohet se deputeti ka kërkuar vetë të paraqitet në SPAK, pasi është njohur me përfundimin e hetimeve ndaj tij për të dhënë sqarime.
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Ndreca nuk dha detaje për gazetarët, por tha se do të flasë në momentin e duhur pasi çështja është ende në hetim.
"Në cilësinë e personit që vijon ende hetimi. Do shprehem në momentin që duhet të shprehem. E kam lexuar dhe do shprehem në atë moment që unë konsideroj se është e duhura. Mos u nxitoni, do shprehem në momentin e duhur. Çështja konsiderohet si çështje akoma në hetim", tha Ndreca pasi doli nga SPAK.
Ndreca u mor i pandehur nga SPAK më 25 tetor 2024 për shkelje të barazisë në tenderë gjatë kohës kur ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme (korrik 2019-shtator 2020). Ndreca akuzohet lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend.
Në lidhje me këtë tender SPAK u vu në lëvizje nga një kallëzim i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera.
Po ashtu, sipas KLSH-së ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Ndërkohë nga 4 komisariate rikonstruksioni ka përfunduar vetem për dy prej tyre atë të Mirditës dhe Komisariatit numër 4.
Akuza u është komunikuar edhe disa ish-zyrtarëve të tjerë si dhe anëtareve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave gjatë vitit 2019 -2020 kohë kur Ndreca, ka qenë në Ministrinë e Brendshme.
Boo cfare mban ky Parlamenti yneee.Fytyra horror si ky tipi miratojne ligje per kete vend.Ky e ka te shkruar ne balle qe eshte njeri intrigant dhe negativ
PërgjigjuKa vajtur per ndonjë gje tjetër, pasi po te jenë mbyllir hetimet nuk ka çfarë deklarimi te japë.Tani mbetet vetëm gjykata, atje mund te japë deklarime. Prandaj,pyesni mos e pyesim per ndonjë gehe tjetër.
PërgjigjuAtje te shkëmbi me vërë një nga një do shkojnë të tërë , këta duhet të dënohen me burg përjetë dhe sekuestrim i të gjitha pasurive sepse kanë 34 vjet që e kanë zhvatur këtë vend të gjithë politikanët pa përjashtim
Përgjigju