Paloka e kallëzoi për shpërdorim detyre kur drejtonte Hipotekën, deputeti i PS Jurgis Çyrbja pyetet për 5 orë nga SPAK: Nuk kam koment, s'jam marrë i pandehur!

8 Tetor, 10:09| Përditesimi: 8 Tetor, 15:28

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është paraqitur sot (8 Tetor) në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar dhe është marrë në pyetje për gati 5 orë me radhë nga oficerët.

Pas daljes nga godina e SPAK-ut, rreth orës 15:00, Çyrbja nuk ka dhënë prononcim për mediat, duke thënë vetëm: "Nuk kam koment" dhe "Nuk jam marre i pandehur", duke u larguar. 

Burime jo zyrtare bëjnë me dije ligjvënësi socialist u pyet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e vitit 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre, në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, pa e marrë ende mandatin e ligjvënësit.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.  

Report Tv sjell pamjet ndërsa Çyrbja futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?